Thursday, May 2, 2024

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, e konsideron faull golin e Vllaznisë

Lexo

“Ndoshta mund të më anullohet një gol në Shkodër. Po ta shikojmë me qetësi, sulmuesi i Vllaznisë mbështetet te Matondo dhe kërcen mbi të gjithë duke shënuar gol. Ky është mendimi im teknik dhe për mua është faull.”, shprehet trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti gjatë emisionit “Gol pas goli” në lidhje me golin e anluluar të Vllaznisë shënuar nga Aralica.

Ndërkoqe, i pyetur në lidhje me pretendimet, në Kupë dhe Kampionat, Mehmeti, thotë:” Mendoj se në të dyja frontet, edhe pse në kampionat jam i pakënaqur që kemi lënë pikë prej gabimeve tona. Është e pafalshme pasi humbur penallti dhe raste, e me 4-5 pikë më shumë mund të ishim më lart në renditje. Pas kësaj ndeshje jam i përqendruar te sfida e radhës në kampionat”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img