Thursday, May 2, 2024

Trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, komenton anulimin e e golit të shënuar nga Aralica në shtesën e ndeshjes me Partizanin

Lexo

“Sapo mbaroi ndeshja e pashë rastin në dhomat e zhveshjes. Arbitri mund të gaboi në fillim, por në momentin që e shikon në VAR dhe e anullon, kjo tregon se e bën me dashje dhe vetëm të jesh budalla. Ne vinim nga momente jo të mira dhe kërkonim rezultat sot. Është shumë dyshuese kur sheh që ai shkon e sheh pamjet në VAR, dhe anulon golin. Në këto ndeshje Kupe një gol vendos dhe bën diferencën. Arbitri e shikon në VAR dhe e anullon. Unë dua të shikoj anën pozitive dhe ta marrë si armë të fortë këtë gol të shënuar e t’i motivoj lojtarët për të qenë sërish në formën e duhur. Unë dua t’i referohem edhe ndeshjes ndaj Egnatias dhe në atë takim kishte raste të diskutueshme. Kam folur me skuadrën që të ulim tensionet dhe të sillemi mirë në fushë. Pas golit ishin momente festive dhe kur shënon një gol të tillë është normale të jesh entuziast. Unë isha i sigurt që edhe kur do ta shikonte gjyqtari në VAR do ta akordonte golin si të rregullt”, u shpreh trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, menjehëre pas ndeshjes gjatë emisionit, “Gol pas Goli”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img