Friday, May 24, 2024

Trajneri i ri i Partizanit, ish-lojtari i Real Madrid dhe Barcelonës

Lexo

Partizani është pa një timonier që prej largimit të Zoran Zekic. Kroati u shit nga Partizani te Osijek, teksa demat përfituan 100 mijë euro. Tashmë provizor si trajner është Arbër Abilaliaj, i cili do të drejtojë skuadrën ditën e sotme në derbin me Tiranën.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se në Tiranë në orët e vona të natës ka zbarkuar ish-futbollisti i njohur që ka luajtur për Barcelonën dhe Realin në La Liga. Bëhet fjalë për Robert Prosinecki. Një kroat largohet dhe një tjetër duket afër stolit të të kuqve.

Palët kanë nisur negociatat mes tyre dhe po diskutohet për detajet e një kontrate të mundshme. Ende mes tyre nuk ka një marrëveshje, por ardhja e ish-it të Realit në Tiranë mund të jetë një sinjal se kroati mund të jetë pasuesi i Zekic te skuadra kryeqytetase.

54-vjeçari aktualisht është pa një ekip, teksa në të kaluarën ka drejtuar ekipe si NK Rudes, NK Olimpija, Denizlispor, Kayserispor, ndërsa ka qenë asistent edhe te kombëtarja kroate si dhe ka drejtuar Azerbajxhanin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img