Monday, May 20, 2024

Tunizi-Mali, arbitri Sikazues e mbyll ndeshjen para kohe: Arsyeja? Isha në prag të vdekjes, por Zoti më shpëtoi!

Lexo

Gjyqtari nga Zambia, i cili e përfundoi para kohës ndeshjen e Kupës së Afrikës ndërmjet Tunizisë dhe Malit muajin e kaluar, pretendon se mund të kishte vdekur nga nxehtësia e madhe nëse ndeshja do të vazhdonte më gjatë. Ai madje e fishkëlleu dy herë, fillimisht 5 minuta para fundit dhe më pas, pa u mbyllur minuta e fundit, por Sikazue beson se vendimi i tij i gabuar për ta mbyllur ndeshjen para kohës së rregullt ishte në fakt një bekim nga Zoti. “Kam parë njerëz që shkojnë për detyra jashtë vendit dhe kthehen në një arkivol”, u tha ai gazetarëve pasi mbërriti përsëri në vendlindjen e tij. “Isha shumë afër të kthehesha ashtu”.

Madje, Sikazue shtoi se po ta kishte vazhduar edhe pak ndeshjen, ai do të binte në komë për shkak se ishte me temperaturë të lartë. “Isha me fat që nuk rashë në komë, – ka rrëfyer ai. – Do të kishte qenë një histori shumë ndryshe. Mjekët më thanë se trupi im nuk po ftohet. Do të kishte kaluar vetëm pak kohë para se do të kisha rënë në komë dhe ky do të ishte fundi për mua. Mendoj se Zoti më tha që ta mbyll ndeshjen. Ai më shpëtoi.” Gjyqtari këmbëngul se klima tropikale, ishte arsyeja e sjelljes së tij të pazakontë atë ditë.

“Moti ishte shumë i nxehtë dhe lagështia ishte rreth 85 %. Gjithçka që po vishja ishte e nxehtë. Edhe pajisjet e komunikimit doja t’i hidhja. Ishte shumë vapë”, – ka thënë ai, duke vijuar: “Unë nuk isha në gjendje as të komunikoja me pjesën tjetër të zyrtarëve të ndeshjes. Isha shumë konfuz. Ishte një situatë shumë e pazakontë”. Por, në krahun tjetër, një ditë pas ndeshjes, Sikazëe shkoi në spital për analiza të zemrës, gjakut dhe ato fizike, por të gjitha rezultatet e tij dëshmuan parametra normalë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img