Wednesday, May 8, 2024

Zhgënjen Vllaznia U-21, barazimi me Dinamon në shtëpi i kushton vendin e parë

Lexo

Vllaznia U21-Dinamo U21 1-1(Shënues: Deda 35’/Fejzullau 76’)

Kampionati Kombëtar i Futbollit për Kategorinë Superiore U-21 luajti sot javën e 12-të. Takimi më i rëndësishëm i kësaj jave ishte ai që u luajt në Shkodër duke përballur dy pretendenjtet për titull, Vllazninë vendase dhe Dinamon.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” ishte me dy pamje. Një pjesë e parë më e mirë për Vllaznisë, e cila arrin të kalojë në avantazh me golin model të minutës së 35-të shënuar me goditje perfekte jashtë zone të sulmuesit Eraldo Deda. Ndërkohë, që pjesa e dytë për miqtë nga Tirana, të cilët jo vetëm barazojnë përmes një goditje standarte me autor Fejzullau në minutën e 76-të, por edhe para dhe pas golit patën momente të mira kundrasulmi në portën e mbrojtur nga shtatlarti Entoni Shkoza.

Një ndeshje kjo, e cila u ndoq nga afër edhe nga i tërë stafi teknik i ekipit të parë të Vllaznisë, që për hirë të së vertetes nuk paraqiti vlerat e duhura nga ana e skuadrës kuqeblu. Nëse në ndeshjen e kaluar ku u mundën nga Kukësi në transfertë kishte justifikime për mungesën e ndonjë futbollisti të ekipit të parë, sot përballë Dinamo kontigjenti i ekipit të parë ishte në fushën e lojës.

Një shans i mirë ky për kontigjentin e 21 vjeçarëve për të dhënë mesazhe pozitive në adresë të drejtuesve të pankinës së ekipit të parë, por edhe të vete klubit të futbollit Vllaznia. Por, që për hirë të realitetit nuk u shfrytëzua si duhet nga ana e futbollistëve të drejtuaar nga anglezi Sibson.

Barazimi në shtëpi me Dinamon konsiderohet humbje npër Vllazninë, e cila kësisoj humbi edhe shansin e duhur për të marrë kreun e tabelës së klasifikimit e cila kryesohet nga Bylis dhe Dinamo me 25 pikë duke u ndjekur nga Vllaznia me një pikë më pak.

Duke qëndruar tek renditja, duhet theksuar në gjirin e skuadrës ballashiote, Bylis që kryeson kampionatin, krahas dyshes së mirënjohur Edison Qardaku dhe Marçelino Preka që janë prej dy sezonesh pjesë e kësaj skuadre, dy ditë më parë i është shtuar edhe një shkodran tjetër. Bëhet fjalë për Joald Ivzikun, golashënuesin më të mirë të dy sezoneve të fundit të Vllaznisë U-21, i cili për hapësira më të shumta në ekipin e parë, pjesën e dytë të sezonit do ta luajë me uniformën e Bylisit.

Për t’u theksuar është fakti, se stafi ballshiot i ka besuar sot formacionin si titullar që në debutimin e tij të parë kundra Egnatias, ku Ivziku ia shpërblen me gol. Një gol tjetër shkodran në këtë ndeshje ishte edhe ai i Marçelino Prekes, gola këto që ndikuan në fitoren e thellë 6-2 të Bylisit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img