Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/ Belgu Kjell Cooman dhe sllovaku Samuel Fedor, fitues të dy etapave të para, Tiranë-Lezhë dhe Lezhë-Elbasan

Lexo

- Reklamë -spot_img

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë, event në të cilin marrin pjesë 20 skuadra nga vende të ndryshme të Europës, ka nisur ditën e djeshme me etapën e parë, Tiranë-Lezhë, e gjatë 177 kilometra, për të vijuar me etapën e dytë Lezhë – Elbasan. Etapa këto që kanë triumfuar çiklistët e e Kombëtares së Belgjikës dhe Sllovakisë.

Konkretisht, etapa e parë u fitua nga belgu Kjell Cooman. Në vendin e dytë u rendit Timotej Bavec, ndërsa i treti doli çiklisti Alin Toader.

Në etapën e dytë Lezhë – Elbasan në një gjatësi prej 149.9 kilometra. Çiklistët përshkuan një itinerar të gjatë dhe sfidues duke dhuruar rivalitet të fortë deri në metrat e fundit të garës.

Fitues i kësaj etape u shpall sllovaku Samuel Fedor, i cili tregoi formë të shkëlqyer dhe menaxhoi në mënyrën më të mirë sprintin final.

Në vendin e dytë u rendit zvicerani Zhylien Haldiman, ndërsa podiumi u plotësua nga belgu Lenz Dekabuter. Pas përfundimit të dy etapave të para, kryesimin e renditjes së përgjithshme e mban belgu Kjell Koman.

Etapa e tretë është ajo Elbasan – Vlorë, e gjatë 172.4 km, me nisjen që do të bëhet në orën 12:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img