Monday, May 6, 2024

Turneu i përfaqësueseve rajonale/ Durrësi kalon në finalen e moshës U-14, Fieri finalist për grupmoshën U-15

Lexo

Janë luajtur këtë të martë në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe në Fier, ndeshjet e grup-moshës U-14 dhe U-15, në kuadër të turneut të përfaqësueseve rajonale që organizohet nga Federata e Futbollit.

Në Kamëz janë zhvilluar ndeshjet e grupmoshës U-14 ku morën pjesë Tirana, Lezha, Durrësi dhe Shkodra. Tirana – Lezha ishte një sfidë mjaft e luftuar deri në fund, teksa koha e rregullt u mbyll me rezultatin 0-0. Skuadrat iu drejtuar 11-metërshave dhe nga pika e bardhë e penalltive triumfuan kryeqytetasit e vegjël, me rezultatin 6-5, duke kaluar kështu në fazën tjetër.

Në ndeshjen tjetër, Durrësit i mjaftoi goli i Martanit në minutën e 36-të për të kaluar në finale, ku u përball me Shkodrën. Në finalen e vogël mes kryeqytetasve dhe durrsakëve triumfuan këta të fundit. Bregdetarët mposhtën Tiranën me rezultatin minimal 1-0. Në sfidën tjetër për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt, Shkodra mundi Lezhën me rezultatin 4-1.

Edhe ndeshjet e luajtura në stadiumin ‘Loni Papuçiu’ në Fier për grupmoshën U-15 ishin mjaft interesante. Gjirokastra mundi me rezultatin 4-2 ekipin e Elbasanit, një fitore që i dha gjirokastritëve ‘biletën’ për në takimin final të kësaj grupmoshe. Nga ana tjetër, Fieri barazoi me rezultatin 1-1 me Korçën, por në finalen e vogël kaluan fierakët, pasi triumfuan nga pika e bardhë e penalltive me shifrat 3-0.

Sakaq, në finalen e së enjtes me Tiranën do të përballen 15 vjeçarët e Fierit, pasi mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 Gjirokastrën, ndërsa në takimin e vlefshëm për vendin e tretë dhe të katërt, Elbasani mundi minimalisht me rezultatin 1-0 Korçën.

U-14 dt.2010: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë

Dt.09.05.2023 (E martë)

Tirana 0–0 Lezha (6-5 me penallti)

  Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

Durrës 1–0 Shkodër

Golat: Martani (36’)

 Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz                                                                                          

Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Tirana 0–1 Durrës

Golat: Mustafaj (45’),

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz   

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Lezha 1–4 Shkodër

Golat: Bruka (37’)/ Vajushi (5’, 14’)/ Gucija (23’), Leka (47’)

 Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz   

U-15 dt.2009: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër

Dt.09.05.2023 (E martë)

Fieri 1–1 Korça (3-0 me penallti)

Golat: Mali (47’)/ Fiqi (48’)

 Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                                                                                                         

Elbasani 2–4 Gjirokastër

Golat: Sharon (29’), Bajrami (51’)/ Qurku (15’, 42’, 67’), Shatro (27’)

 Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                                                                                                         

Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Fieri 2–0 Gjirokastër

Golat: Muça (4’), Mali (13‘)

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier       

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Elbasani 1–0 Korça

Golat: Ruçi (37’)

 Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img