Thursday, June 19, 2025

Merkato-Edhe Juventusi futet në garë për Brojën

Lexo

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Broja është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. 22-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Çelsit, që e ka nxjerrë në shitje.

Janë të shumta skuadrat që synojnë sulmuesin kuqezi. Evertoni në Angli, Volfsburgu në Gjermani dhe Milani në Itali janë tre skuadrat që po mundohen të afrojnë në organikën e tyre Brojën.

Por, duket se një tjetër klub i madh ka shfaqur interes për lojtarin. Mediat italiane raportojnë se edhe Juventusi e pëlqen Brojën. Arkadiusz Milik  mund të largohet nga bardhezinjtë dhe sulmuesi shqiptar shihet si zëvendësuesi ideal i polakut. Drejtuesit e Juventusit synojnë që të huazojnë Brojën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia zyrtarizon Ardit Krymin, edhe dy vite kuqeblu

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia 𝐀𝐑𝐃𝐈𝐓 𝐊𝐑𝐘𝐌𝐈 𝐊𝐔𝐐𝐄𝐁𝐋𝐔 𝐃𝐄𝐑𝐈 𝐌𝐄̈ 𝟐𝟎𝟐𝟕 KF Vlllaznia ka kënaqësimi të njoftojë se bashkëpunimi me futbollistin...
- Advertisement -spot_img