Skënderbeu dhe Partizani do të përballen në finalen e madhe të këtij sezoni, që do të përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë në volejboll për meshkuj.
Skënderbeu eliminoi në gjysmëfinale Tiranën, duke fituar serinë e ndeshjeve të Play Off-it me rezultatin 2-0.
Ndërsa Partizani eliminoi në gjysmëfinale Erzenin, në një përballje të ekuilibruar dhe të luftuar të Play Off-it, që u fitua nga “të kuqtë” me rezultatin 2-1.
Detajet për ndeshjet finale do të bëhen publike në ditët e ardhshme nga Federata Shqiptare e Volejbollit.


