Emisioni “Analizë Superiore” vijon rrugëtimin e tij edhe gjatë fazës Final 4, për të sjellë një këndvështrim më të zgjedhurar mbi atë çka ka ndodhur në dy trakimet e javës së parë të fazës finale të kampiontit.
Një këndvështrim më i specializuar për sfidat Vllaznia – Dinamo City dhe AF Elbasani – Egnatia në episodin e radhës që vjen si gjithnjë nën drejtimin e Jurgen Zelës dhe me analizën teknike të video-analistit të Federatës së Futbollit, Xhoen Tugu.
Detajet më interesante dhe disa nga momentet më të rëndësishme të ndeshjeve të zhvilluara mes të shtunës dhe të dielës, shoqëruara me statistikat kryesore dhe me interpretimin taktik të situatave vendimtare në fushë, krijuan një panoramë ndryshe të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Suksesi i thellë i Egnatias dhe triumfi i Dinamo Cityt e kanë bërë garën për titull akoma dhe më interesante e gjithçka pritet që të përcaktohet në katër ndeshjet e mbetura. Nuk mbeti jashtë fokusit dhe finalja e Kupës së Shqipërisë mes Dinamo City-t dhe Egnatias, e luajtur mesjavën e shkuar.
Emisioni “Analizë Superiore” do të transmetohet çdo javë në FSHF TV, duke sjellë çdo javë analizë profesionale, statistika dhe interpretim taktik të ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”.


