Saturday, April 27, 2024

(Video) Apeli i kampiones, Mikela Skandaj! Lezhjania e talentuar jeton në Itali, mosvemendjen ndaj saj për të përfaqësuar Shqipërinë, e përcjellë me një poezi emocionuese dhe shumë domethënëse!

Lexo

Quhet Mikela Skandaj, një 13 vjeçare që konsiderohet ndër talentet më të spikatura të Italisë ku ajo jeton me familjen e saj prej disa vitesh. Ajo vetë ka lindur në Itali, por prindërit e saj janë nga fshati Baqel i Lezhës, të cilët ia kanë ushqyer që në vogli dashurinë për Shqipërinë.

Nën kujdesin, kryesisht, të të atit, Angjelin Skandaj, i cili është bërë një trajner i dytë për të, Mikela ushtron që në fëmijësi artet marciale. Kampione e padiskutueshme e Italisë në karate, Mikela Skandaj, këto dy vitet e fundit, po spikat bindshëm në aktivitetet ndërkombëtare, ballkanike dhe europiane.

Ngjitjen e saj në podium, ajo e shoqëron me flamurin shqiptar, por kjo për Mikelen është vetëm simbolike, sepse dëshira e saj ka qënë dhe është për të përfaqësuar zyrtarisht Shqipërinë në garat ndërkombëtare.

Kërkesat për një gjë të tillë kanë qënë të shumta, por deri më tani, sipas saj si dhe babait të saj, nuk ka asnjë reagim konkret për një gjë të tillë. Në periudhën e ndërrimit të viteve, Mikela ishte në Shqipëri, dhe realisht ishte në pritje për një bisedë konkrete rreth kërkesës së parashtruar, por heshtja vazhdon.

E zhgënjyer thellë për neglizhencën ndaj situatës së saj, me t’u kthyer në Itali, ajo ka zgjedhur që reagimin e saj për një temë të tillë, ta shprehë përmes një poezie të përgatitur enkas për temën në fjalë.

Një poezi, që i ka të gjitha brenda, apelin sensibilizues ndaj kërkesave të saj, dashurinë dhe respektin për flamurin kuqezi, si dhe mesazhin për vazhdimësinë, deri aty, sa thotë:

“Une karrieren e kam perpara,

E si shqiponje do te hy ne gara,

E ne ardhte dita me u ba e madhe,

Nuk kam qef mem thirre tradhetare…..”

Më poshtë, mund të lexoni tekstin e pozisë së përgatitur nga Mikeka, si dhe në vijim, edhe interpretimin e kësaj poezie emocionuese, e përcjellë në video.

…….

Nane Shqiperi pse s’ma din vleren.

 

Nane Shqiperi pse s’ma  din vleren,

Pse nuk don me ma hape deren ?

Une kam lindur ne vend te huaj,

Po jam komplet e gjakut tuaj.

 

Nane Shqiperi pse s’je tuj me dashte?

Pse ne te dyja s’po rrime ma bashke ?

Te pakten ti ma thuaj te verteten!

Pse nje zgjidhje bashke se gjetem !

 

Une kam lindur ne Itali,

Po e kam gjakun kuq e zi,

Babe e Nane e Motrat me Vella,

Si Shqiperia me thone vend nuk ka.

 

E shkruaj mire gjuhen e Babes,

E flas rrjedhshem gjuhen e Nanes ,

Ty te prita si driten e diellit,

Po ti s’me dole as drita e hanes.

 

Ne gusht kur isha une me pushime,

Ma mbushet zemren me premtime,

Shtegetova e lumtur me keto premtime,

Per te realizuar enderren time.

 

Une e vogel jam akoma,

Po i kam krahet si shqiponja,

Ju se dini sa kam djersitur,

Ne europian per te arritur.

 

Isha e vetmja vajze Shqipetare,

Ty Nane Shqiperi te bana krenare,

Ti harrove qe te pata premtu,

Ne podium te thash kam me shku.

 

Une se fitova vendin e pare,

Po edhe i dyti te ban krenar,

 Edhe pse ne gare une u demtova,

Si Shqiponje fort luftova.

 

Ne zemer te Europes konkurova,

Besoj emrin lart ta çova,

Por ti me duket prap me harrove,

As respekt nuk me dhurove.

 

Une karrieren e kam perpara,

E si shqiponje do te hy ne gara,

E ne ardhte dita me u ba e madhe,

Nuk kam qef mem thirre tradhetare.

 

Me deshire tu vet afrova,

Por me duket se gabova,

Kerkova respekt e nuk kerkova pare,

Po ndjehem krenare se jam vajze Shqipetare.

 

Me mire ku te lusin se ku i lute,

Thote nje shprehje e vjeter popullore,

Une ne zemren tande deshta me u fute,

Po ti me braktise duke me lene mas dore.

 

Ne zemren time gjithmone do te mbesin,

Urimet e Shqipetareve qe me mbeshtesin,

Familja ime se bashku me Zotin ne qiell,

Mbeten per mua nje rreze me diell.

Mikela Skandaj-Janar 2023-Itali

(Video) Poezia e e Mikela Skandajt, përgatitur në video nga portali Veriu Sport, të cilën mund ta ndiqni edhe në kanalin tonë zyrtar në YOUTUBE

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img