Wednesday, May 15, 2024

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, takon kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci

Lexo

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar z. Fidel Ylli ka qënë sot në qytetin e Shkodrës, ku krahas ndjekjes së aktivitetit sportiv të shkollave të qytetit zhvilluar në pallatin e sportit, Qazim Dervishi” të Shkodrës ka realizuar edhe një vizitë pune në Bashkinë Shkodër ku është takuar me Kryetarin e Bashkisë z. Benet Beci.

Gjatë takimit, Presidenti Ylli e ka njohur z. Beci me aktivitetet e KOKSH, mbështetjen që po i jepet sportistëve elitarë, për ecurinë e projektit “Ekipet Sportive në Shkolla” si dhe me një nga projektet më ambicioze të KOKSH, Qëndra Olimpike. Kryetari Beci nga ana e tij ka shprehur të gjithë mbështetjen e tij për masivizimin e sportit dhe Lëvizjes Olimpike.

Kënaqësi të pres sot Presidentin e KOKSH Z.Fidel Ylli. Diskutuam së bashku për mundësitë e bashkëpunimit për t’i dhënë më shumë sportit shkodran. Bashkia Shkodër, ka gati projektet për mbështetjen e sportit.”, shkruan kryebashkiaku shkodran Benet Beci, në profilin e tij të rrjeteve sociale.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img