Thursday, July 18, 2024

(Video) Atletët shkodranë në Kampionatin Ndërkombëtar Giblartar 2024. Spikat, Franko Burraj me dy medalje në 400 dhe 200 metër

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në atletikë ka qënë pjesë e aktivitetit ndërkombëtar të zhvilluar në Gjilartar 2024, i quajtur Kampionati i Shteteve të vogla të Europës,

Pjesën më të madhe të përbërjes së kombëtares së Shqipërisë e kanë përbërë atletët e Vllaznisë, ndërkohë që edhe trajnerë të ekipit kombëtar kanë qënë trajnerët e Vllazisë, Albert Marashi dhe Bruno Rrotani.

Figurën më të mirë sportive në këtë aktivitet në të cilin konkuruan 17 shtete, e ka bërë atleti shkodran, Franko Burraj, i cili duke konkuruar në garat e tij të preferuara të vrapimit, 400 dhe 20 metër, ku edhe doli fitues i dy medaljeve. Konkretisht, Franko Burraj u shpall kampion në garën e 400 metrave duke merituar medaljen e artë me kohën 47, 70.

Vetëm pas një ore, Burraj konkuron në garën e dytë brenda ditës, këtë herë në vrapimin 200 metër, ku duke regjistruar kohën 21.52 renditet i dyti duke merituar medaljen e argjendtë. Ky është edicioni i  tretë radhazi që Franko Burraj shpallet kampion në këtë aktivitet ndërkombëtar, ndërkohë që është edhe mbajtes i rekordit të Small States of Europe me kohën 46.45, rekord ky i vendosur vitin e kaluar.

Në Kampionatin e Shteteve të vogla të Europës të zhvilluar në Gjiblartar konkuruan edhe atletët e tjerë të Vllaznisë: Erisa Rrasa, Muhamet Çengeli dhe Endri Rakaj. Kërcyesja e njohur Erisa Rrasa, e cila konsiderohet një atlete e perspektives, ishte pjesë e disiplinës së kërcimit së gjati, ku me distancën 5 metër dhe 82 cm, u rendit në vendin e katërt.

Po në vend të katërt u rendit edhe atleti tjetër shkodran, Muhamet Cangeli, i cili duke konkuruar në garën e kërcimit së gjati për meshkuj kapi shifren 7 metër dhe 32 cm duke u renditur në vendin e katërt, ndërkohë që në kërcimin tre hapësh, Endri Rakaj ishte i gjashti me kohën regjistroi shifrën 11 metër dhe 20 cm, ndërkohë që në garën e vrapimit 100 metër ishte i gjashti me kohën 11.25.

Një figurë shumë të mirë sportive bëri edhe atleti tjetër shkodran, Izmir Smajlaj, pjesë e ekipit Tiranë, i cili në garën e kërcimit të gjati u shpall kampion duke merrituar medaljen e artë me distancën 7 metër dhe 83 cm.

(Video) Pamje nga Kampionati Ndërkombëtar Giblartar 2024. Garat e shkodranit Franko Burraj, Medalje e Artë në 400 m dhe e Argjendtë në 200 metër)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img