Saturday, May 18, 2024

(Video) Atletikë-Erisa Rrasa dhe Franko Burraj të Vllaznisë, sportistët më të mirë të Kupës Nderimi i Figurave “Gëzim Mema dhe Vildan Tufi”. “Mirënjohje” për 17 veteranë të atletikës shkodrane

Lexo

Atletët më të mirë të Shqipërisë si dhe nga Kosova, ishin pjesë e Kupës së Nderimit të Figurave, “Gezim Mema dhe Vildan Tufi”, aktivitet ky i organizuar pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me iniciativë të Shoqatës së Atletikes Vllaznia dhe e mbështetur nga Bashkia Shkodër dhe Federata Shqiptare e Atletikes.

Padyshim, që krahas emocioneve që përcollën konkurimet e garave përkatëse, një vemendje të madhe ka marrë shpërndarja e dekoratave nga organizatorët, ku drejtori i sporteve në Bashkinë Shkodër, Alban Neziri, i shoqëruar nga antari i i kryesisë së Federatës Shqiptare të Atletikës, Oltion Luli, si dhe inspektori i sportit në Bashki, Antonio Shabani, kanë bërë akordimin e titujve të “Mirënjohjes” nga ana e Bashkisë Shkodër duke filluar nga dy figurat e njohura, Gëzim Mema dhe Vildan Tufi(pas vdekjes), të cilat janë tërhequr nga ana e familjarëve të tyre.

Në vijim, vlerësimet me titullin “Mirënjohje” kanë shkuar edhe për 15 veteranë të tjerë të atletikës shkodrane. Katër prej tyre, Surri Hoti, Enver Dervishi, Kujtim Rrjolli dhe Nefail Kraja(pas vdekjes), si dhe në vazhdim edhe për atletet dhe trajnerët veteranë: Arbana Xhani, Marije Gjoni, Mimoza Meta, Nafije Shahu, Asim Mujaxhi, Ahmet Kryeziu, Hajrullah Shoshi, Ardian Miloti, Gjulio Zefi, Arben Parmeza, Admir Bregu.

Me titullin, “Mirënjohje” është nderuar edhe atleti Izmir Smajlaj, padyshim maja më e lartë e atletikes shqiptare, për të cilin ky titull vjen në një moment të gëzuar për të, pas marrjes së pafajësisë rreth akuzave nga federata Europiane së bashku me drejtuesit e FSHA, për të cilët edhe për ato pritet një gjë e tillë në ditët në vazhdim.

Duke kaluar tek emocionet e konkurimit në pistë dhe pedanë, ashtu si edhe në garat e tjera të mëparshme, kanë qënë atletët shkodranë, të cilët të drejtuar nga grupi i trajnerëve: Albert Marashi(kryetrajner), Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj, të cilët kanë dominuar aktivitetin.

Për këtë flasin edhe dy trofetë individual të fituar nga dysgja e atletëve shkodranë, Erisa Rrasa dhe Franko Burraj, të cilët në përfundim të aktivitetit u shpallën sportistët më të mirë duke merituar kupat përkatëse.  Rrasa në disiplinën e kërcimit së gjati dhe Burraj si zakonisht në garën e 200 metrave, po që në këtë garë surprizoi edhe në konkurimin e suksesshëm në garës së shpejtësisë, 100 metra.

Figurë shumë të mirë sportive bënë edhe atletët e tjerë të Vllaznisë, Muhamet Çangeli,  duke u shpallur fitues në kërcimin së gjati, ndërsa në atë tre hapësh Kolindo Kiri.

Më gjërësisht për rezultatet e plota teknike të atletëve shkodranë, do të njiheni në një kronikë të dytë të mëvonshme.

(Video) Ceremonia e ndarjes së titujve “Mirënjohje” për atletët veteranë të Vllaznisë, në aktivitetin e Kupës së Nderimit të Figurave, “Gezim Mema dhe Vildan Tufi”.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img