Sunday, May 5, 2024

Irani triumfon në sekondat e fundit ndaj Wellsit dhe merr tri pikë e arta

Lexo

Irani zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, sulmoi gjatë gjithë kohës, dominoi Uellsin dhe fitoi me meritë 2-0 takimin e dytë të grupit B në Katar 2022. Skuadra e Carlos Queiroz reagoi pas humbjes 6-2 ndaj Anglisë dhe siguroi tri pikë të arta ndaj kombëtares ishullore.

Dy herë goditi shtyllën Irani brenda pak sekondave, teksa VAR-i i anuloi një gol në pjesën e parë. Gjithsesi, skuadra aziatike nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u shpërblye në minutat shtesë. Minuta e 86’ solli kartonin e parë të kuq në këtë Botëror.

Wayne Hennessey, portieri i Uellsit, kreu një faull të rëndë ndaj Mehdi Taremit. Arbitri i tregoi të verdhin, por ndryshoi mendim pas ndërhyrjes së teknologjisë, duke nxjerrë me karton të kuq “gardianin” e Uellsit.

Irani mori zemër dhe realizoi dy gola në minutat shtesë me anë të Roozbeh Cheshmi dhe Ramin Rezaeian, lojtarë të ardhur nga pankina. Në fund festë iraniane dhe lot te Uellsi, që mbetet në kuotën e një pike.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img