Wednesday, May 15, 2024

(Video) Basket Femra-Vllaznia mund Teutën 62-50 dhe kualifikohet në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë

Lexo

Vllazni-Teuta 62-50 (6-15, 19-13, 25-10, 12-10)

Vllaznia e basketit femra është kualifikuar në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë. Një gjë e tillë u bë realitet mbrëmjen e së shtunës pas fitores që skuadra kuqeblu realizoi ndaj Teutës së Durrësit në përballjen çerekfinale të luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Sfida në fjalë, në fakt nuk filloi mirë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj, e cila e humbi periodën e parë me rezultatin 6 me 15. Por vetëm kaq, sepse duke u nisur nga perioda e dytë dhe në vazhdim, në fushë dikton Vllaznia.

Gjithësesi, edhe pse fiton periodën e dytë 19-13, pjesa e parë është në favorin e mikeshave nga Durrësi me rezultatin, 25-28. Por, ajo që vendos përfundimisht në këtë sfidë është perioda e tretë, e cila duke u mbyllur me avantazhin e Vllaznisë 25-10 e kthen avantazhin e përgjithshëm në favorin e saj me shifrat 50 me 38.

Në dhjetë minutëshin e fundit të periodës së katërt, rivaliteti është më i madh, por është përsëri Vllaznia, e cila fiton 12-10, duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me fitore, 62 me 60.

Me këtë fitore, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj kualifikohet në turin gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë. Përfshirja në katër skuadrat më të mira të Shqipërisë, është një prej objektivave të këtij ekipi, por që në vazhdimësi të tureve të tjerë, pritet të ketë objektiva edhe më të larta.

(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia-Teuta, basket femra. Transmetim-Pjesa e dytë e plotë-Veriu Sport.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img