Saturday, April 20, 2024

Shorti-Liga e Kampioneve FF: Vllaznia, Çelsi, PSG, Real Madri, skuadrat e grupit A

Lexo

Një grup “ferri” është konsideruar ai që i ka afruar përzierja e goglave në shortin e hedhur mesditen e sotme në Nion të Zvicrës, aty ku mes 16 përfaqësuesve të skuadrave pjesëmarrëse ka qënë edhe menaxheri dhe videoanalisti i KFF Vllaznia, Oliver Matija.

Konkretisht, Vllaznia e futbollit të femrave është pozicionuar në Grupin A përkrah skuadrave të tjera,  Çelsi, PSG, Real Madrid. Një short, që sipas specialistëve të futbollit shkodran, konsiderohet shumë i vështirë.  Megjithatë, për futbollistet kuqeblu dhe stafin e tyre drejtues, edhe pse i respektojnë në maksimum kundërshtarët, në përballjet me to, sidomos me ato që do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” do të mundohen të bëjnë më të mirën e tyre në fushën e lojës.

Ndërkohë, në grupin B, shorti ka fiksuar ekipet e  Volfsburg, Sllavia e Pragës, St. Polten, Roma. Në grupin C: Olimpik Lion, Arsenal, Juventus, Zyrih, dhe në grupin D: Barcelona, Bajern Mynih, Rozengard, Benfika

Grupet e Ligës së kampioneve të Europës në Futboll Femra

Grupi A: Çelsi, PSG, Real Madrid, Vllaznia.

Grupi B: Volfsburg, Sllavia e Pragës, St. Polten, Roma.

Grupi C: Olimpik Lion, Arsenal, Juventus, Zyrih

Grupi D: Barcelona, Bajern Mynih, Rozengard, Benfika.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img