Thursday, July 18, 2024

(Video) Boks-Kampionati Europianin U16. Medalje e bronztë për Riduan Gashin, Kristian Jubani i pesti

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në boks e drejtuar nga trajnerët Renato Kurti dhe Klaudio Çekini ishte pjesëmarrëse në Kampionatin Europian të boksit për kategorinë e moshës së 16-të vjeçarëve i zhvilluar për një javë me radhë në Sarajeve  të Bosnje Hercegovine.

Në konkurimin një javor, ndeshjet e të cilit u mbyllën mbrëmjen e së hënës, në garë ishin 28 shtete pjesëmarrëse me 370 boksier, femra dhe meshkuj.

Rezultatin më të mirë nga kombëtarja kuqezi e arriti boksieri i talentuar Riduan Gashi, përfaqësues i klubit sportiv Studenti në kampionatin shqiptar, i cili duke konkuruar në peshën deri në 69 kilogram arriti të dalë fitues në dy ndeshje radhazi, përkatësisht në turin e tetë më të mirëve dhe në çerekfinale. Kjo e fundit e realizuar ndaj rivalit malazez Matija Roganoviç me rezultatin e pastër 5 me 0 e kualifikoi Gashin në gjysmë finale ku edhe u nderua me medaljen e bonztë.

Figurë të mirë sportive në këtë Europian bëri edhe Kristian Jubani konkurues në peshën deri në 48 kg, boksier i klubit Tërbuni të Pukës, i cili kaloi me sukses ndeshjen e turit të parë duke mundur thellësisht 5-0 rivalin e peshës së tij 48 kg, Riad Isufi nga Kosova.

Bazuar në vlerat që disponon si boksier si dhe paraqitjen e sezonit të kaluar ku u shpall nënkampion i Europës, për Jubanin  drejtuesit e kombëtares prisnin titullin kampion dhe medaljen e artë, por në duelin e radhës me boksierin serb Filip Stanojeviç nuk ia doli të marrë fitoren duke bërë që Europiani për të të mbyllet në vendin e pestë.

Ndonëse nuk arritën në zonën e medaljeve, paraqitje inkurajuese në këtë europian bënë edhe boksierët e tjerë të kombëtares kuqezi, Jurgen Lazri, Enea Brahja, Jurgen Lazrin, Led Kola, Renis Tresa.

(Video) Pamje nga Kampionati Europian i boksit U16 në Bosnje. Riduan Gashi fiton medaljen e bronztë në peshën 69 kg

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img