Thursday, April 25, 2024

(Video) Boks Profesionist-Boksieri shkodran Nelson Hysa, më 23 tetor përballë anglezit Danny Williams, me 54 fitore ne boksin profesionist

Lexo

Është 16 herë kampion i Shqipërisë në boksin amator, por për boksierin shkodran Nelson Hysa, mundësitë për të dhënë në sportin e boksit vazhdojnë të jenë akoma prezente. Dhe, ndonëse me pak vonesë, kur falë cilësive të tij, fizike dhe teknike, angazhimi në boksin profesionist duhej të ishte më herët, Hysa duket se po e kompenson kohën e humbur me ndeshje të njëpasnjëshme të boksit profesionist.

Dhe, bazuar në atë çfar ai ka arritur në tre ndeshjet e radhës, atë të fund korrikut në Shkodër, si dhe dy të tjerat e shtatorit, e para në Durrës dhe e dyta në Gjermani, Hysa ka rritje tejet të dukshme në rang listën botërore të boksierëve që bëjnë pjesë në federatën WBF.

Kjo e fundit e regjistruar në Leverkusen të Gjermanisë përballë boksierit vendas Muhamed Ali Durmaz, e katërta në karrieren e tij si profesionsit, ishte me të vertetë mbresëlënëse. Pas një epërsie të dukshme në tre raundet e para, një goditje e fuqishme dhe e saktë ballore e Hysës direkt në pjesën e fytyrës së kundërshtarit e turbullon pa masë situatën e Durmas duke e detyruar trajnerin e tij gjerman ta tërheqë boksierin e tij.

Fitorja e katërt radhazi, që të gjitha të vlerësuara në kategorinë e nokautit, që do të thotë se me pikët e grumbulluara pas katër ndeshjeve të karrieres së tij si profesionist, Nelson Hysa ka një progress  shumë të shpejtë në shkallët e renditjes, aq sa sot në listën prej 1363 boksierëve të ranglistës botërore ai ngjitet në vendin e 268-të.

Rezultate këto që e kanë kënaqur boksierin shkodran, i cili në një prononcim për Veriu Sport, shprehet i kënaqur për arritjet e deritanishme, por bazuar në përgatitjet e tij serioze dhe formën optimale që po kalon, kërkon, synon dhe beson që të ecë edhe më tej në rrugën e suksesit, ku sipas tij, minimalisht është përfshirja në mes 100 boksierëve më të mirë të ranglistës botërore.

Referuar dy ndeshjeve të fundit, e para në Durrës dhe e dyta në Gjermani, që të dyja të fituara me nokaut, kishin të veçantat e tyre. Ajo e zhvilluar në Durrës, në kuadrin e një turneu të boksit me disa ndeshje profesioniste,  ishte një natë shumë e bukur, ku ndeshja kryesore ishte e boksierit shkodran Nelson Hysa për kategorinë e peshës super të rëndë. Përballë Hysës ishte boksieri serbo-boshnjak Pasaliç, dhe raundi i parë ishte një dominim i lehtë i Hyses, por që më pas, në raundin e dytë e  shtoi së tepërmi dozen e sulmeve, ku si rezultat i disa goditjeve radhazi, kundërshtari bie në ring duke pësuar dy nogdaume. Në vijim, vazhdimi i ndeshjes për të ishte i mundur duke u detyruar të tërhiqet nga gara.

E veçanta e këtij aktiviteti ishte se përpos fitimit të ndeshjes së tij personale, në përfundim të turneut, organizatorët e nderuan me Kupën e sportistit më të mirë të aktivitetit, trofe të cilin ia dorëzuan Hysës dy kampionët e Europës, Erkand Qrimaj dhe Izmir Smajlaj. Moment, të cilin, Hysa e shoqëroi me një mirënjohje në adresë të dy bashkëqytetarëve të tij shkodranë. “Jo pa qëllim kisha thirrur të jenë prezent në këtë turne djemt kampionë të Shkodrës, për t’i treguar gjithë Shqipërisë që jemi të parët në çdo sport”, tha Hysa përmes mikrofonit të aktivitetit.

Me emocione të shumta për Hysën, stafin e tij dhe miqtë e tij të shumtë që e shoqëronin në këtë aktivitet, u prit edhe ndeshja e fundit, ajo e dates 24 shtator e zhvilluar në qytetin Leverkusen të Gjermanisë. Përballë Hysës ishte boksieri gjerman Muhammed Ali Durmaz, një boksier ky me origjinë të prindërve nga Turqia, me një karrierë shumë të pasur sportive.

Statistikat bëjnë me dije se Muhammed Ali Durmaz ka qënë pretendenti kryesor i fitimit të titullit kampion bote në vitin2015, por ka humbur përball kampionit olimpik, rusit Povetkin. Në vijim ka boksuar me shumë boksier të famshëm si Klitchkoë, dhe shumë boksier me emër në boksin profesionist.

Muhammed Ali, vinte në këtë ndeshje me 32 fitore në boksin profesionist, ndërsa Hysa me 3 të tilla, por megjithatë, forma e mirë sportive që Hysa po kalon, bëri që dueli të fillojë me dominimin e shkodranit që në raundin e parë. Giditjet e pastra dhe të sakta të Hysës nuk ngurojnë të marrin duartrokitjet e të pranishmëve në sallen e boksit të Leverkusen, në të cilen ishin shitur të gjitha biletat e kapacitetit të saj.

Hysa e vuri në vështirësi boksierin vendas që në raund të dytë ku edhe i dha nokdaumin e parë, për të vazhduar edhe me dy të tjerë gjatë ndeshjes dhe pastaj në vijim, pas breshërive disa sekondëshe në këndin e ringut, vjen edhe dorëzimi përfundimtar i kundërshtarit.

Një fitore kjo e merituar për të, e cila mori vlerësimin dhe pëlqimin e shumë tranierëve vendas, prej të cilëve pati gjithashtu edhe një ofertë serioze zyrtare për t’iu bashkuar ekipit të Leverkusen të boksit profesionist. Por, sipas Hyses, një gjë e tillë nuk u pranu sepse ai po shikon një oferte tjetër bindëse të ardhur nga Anglia duke qënë i bindur se atje sporti i boksit ka më tepër  spektakël dhe emocion.

Dhe, pikërisht, edhe ndeshja e radhës në boksin profesionist, do të jetë përballë një boksieri anglez, duel i cili pritet të jetë me datë 23 tetor 2022. Këtë radhë, kundërshtari i Hysës është i niveleve edhe shumë më të larta se atyre të mëparshëm.

Bëhet fjalë për një boksier me famë botërore që ka nokautu Tyson, madje duke ndikuar Tysonin të heq dorë nga boksi! Ai është anglezi Danny Ëilliams me 54 fitore në boksin profesionist, karriera e të cilit është më e gjata në boksin profesionist në Angli. Një bosier ky që ka arritur të boksojë kundër gjithë kampionëve të botës, si Majk Tyson, Derek Chisora , Wladimir Klitchkoë, etj. Boksier, niveli i të cilit, deri më sot nuk është hasur akoma të ketë pasur rastin të boksojë në Shqipëri, ndër më cilësorët në Europë.

Një duel ky që pritet të jetë ndër më të fortët dhe më të bukurit e deritanishëm që shkodrani Nelson Hysa ka pasur rastin të boksojë në ringun profesionist. Një spektakël që do të kenë rastin ta shijojnë tifozët durrsakë ku do të zhvillohet ky duel, por edhe shumë e shumë të tjerë përmes transmetimit televiziv.

Veriu Sport, i uron suksese të mëtejshme kampionit shkodran, Nelson Hysa për një fitore tjetër të radhës me anglezin Danny Williams, si dhe të tjera në vazhdimësi!

(Video) Pamje nga dy ndeshjet e fundit të boksierit profesionist, Nelson Hysa

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img