Thursday, April 25, 2024

Abissnet Superiore, mbyllet sot me derbin, Partizani-Tirana. Ora 19:00, në “Air Albania”

Lexo

Java e gjashtë e Abissnet Superiore mbyllet sot me kryendeshjen Partizani-Tirana, derbi i shumëpritur i kryeqytetit, i cili për hirë të së vertetes përjetohet në mënyrën më mirë, ku krahas futbollistëve në fushën e lojës, meritë të veçantë kanë edhe grupimet e tifozëve të të dy kampeve respektive, ku përpos entuziasmit kulmor që kanë para, gjatë dhe pas ndeshjes, zbukurojnë edhe mjedisin e “Air Alnania” me dekoret përkatëse të skuadrave të tyre.

Edhe pse Partizani si pritës vjen në këtë duel si kryesues me plus katër pikë më shumë sesa Tirana, bardheblutë kanë treguar jo pak herë se si dinë të fitohet derbi, madje bazuar statistikave, Tirana është fituese e derbit në pesë ndeshjet e fundit radhazi.

Përfundimi i kësaj ndeshje përcaktohet fatet e secilës skuadër në tabelën e klasifikimit, e cila kryesohet nga Partizani me 12 pikë, që në fakt, sido që të jetë rezultatim kreun nuk e lëshojnë, pasi janë plus një pikë nga Bylisi dhe Erzeni që mbajnë vendin e dytë dhe të tretë, por që në rast fitoreje shkojnë në plus katër ndaj tyre dhe plus pesë ndaj Vllaznisë që provizorisht është e katërta me 10 pikë.

Ndryshimet në renditje vijnë në rast se fituese e këtij derbi do të jetë Tirana, e cila përos se stopon Partizanin në kuotën e 12 pikëve, vetë ngjitet në vendin e dytë me 11 pikë duke u barazuar me Bylisin dhe Erzenin dhe ndërkohë sposton Vllazninë në vendin e pestë.

Në prag të derbit të kryeqytetit, Partizani-Tirana, janë mësuar edhe arbitrat e ndeshjes. Ato janë: Juxhin Xhaja me stemën e FIFA-s, kryesor,  Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi, anësor. I katërt do të jetë Kreshnik Cjapi. Ndër në Në VAR arbitri i FIFA-s, Eldorjan Hamiti dhe AVAR, Arbër Zalla.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img