Thursday, May 9, 2024

(Video) Çiklizëm-Kupa “Demokracia”, Vllaznia mes më të mirave. Trajneri Leonat Kola flet për aktivitetin dhe bën të ditur problemet organizative që e shoqërojnë ekipin

Lexo

Vllaznia e drejtuar ngta trajneri i saj Leonat Kola, ka marrë pjesë në garat kombëtare të zhvilluara në qytetin e Kavajës në kuadrin e Kupës “Demokracia”. Një aktivitet ky që krahas ekipeve më të mira të Shqipërisë kanë konkuruar edhe ekipet e ardhura nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ndonëse me shumë probleme organizative, të cilat janë bërë me dije edhe më herët, siç janë baza materiale si dhe mungesa e karburantit për automjetin që shoqëron ekipin në stërvitje, Vllaznia ia ka dalë të jetë sërishmi protagoniste e aktitivetit.

Figurën më të mirë sportive këtë rëdhë e ka bërë  Bekim Tafili duke u renditur i treti në kategorinë e kadetëve. Ndërkohë, si zakonisht  Bruno Kola, vazhdues i traditës së Bërdicës në këtë sport, por edhe i babait të tij, ish çiklistit kampion, Leonat Kola, tashmë në konkurimin  e kategorisë së rritur, vazhdon të jetë mes më të mirëve.

Me të njëjtin ritëm po ecen edhe i riu, Marçelo Kola. Djaloshi i ardhur nga zona e Vig-Mneles së Bashkisë Vau i Dejes, pas fitores së vendit të dytë në garat e mëparshme në Elbasan, edhe në këtë garë mbërriti në finish me grupin e parë, por pa mundur të ngjitet në podium si fitues.

Në pronnoncimin e dhënë për Veriu Sport, pas përfundimit të garës, trajneri i Vllaznisë Leonat Kola, vlerëson përfaqësimin e sportistëve të tij, por ndërkohë ka edhe një apel të drejtpërdrejtë për Bashkinë Shkodër, e cila nuk po e mbështet ekipin. Ndër të tjera, ai veçon mungesën e furnizimit me kaburant, që shërben për lëvizjen e automjetit ku stafi teknik ndjek ekipin në stërvitje, një element ky gjë që  sipas rregullores përkatëse është shumë i nevojshëm, aq më tepër kur dihet që më herët, pjesëtarë të ekipit Vllaznia në çiklizëm nevojshëm kanë humbur jetën gjatë proçesit stërvitor.

(Video) Intervisten e plotë në video me trajnerin e Vllanzisë, Leonat Kola, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, “Veriu Sport” në YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img