Saturday, October 12, 2024

(Video) Do të zëvendësojë Megi Doçin te Vllaznia. Fortesa Berisha e Malisheves: Kam ardhur për titullin kampion!

Lexo

Fortesa Berisha, kampione e Kosovës me Malisheven, si dhe titullare e kombëtares së Shqipërisë, ka pranuar ofertën e presidentit të KFF Vllaznia, Lazër Matija për të veshur uniformën e Vllaznisë në pjesën e mbetur të kampionatit të Superligës së futbollit femra, 2023-2024.

Ajo që do të ketë një rol shumë të rëndësishëm, pasi do të zëvendësojë në fushën e lojës golashënuesen më të mirë të Vllaznisë dhe kombëtares kuqezi, Megi Doçi. Një gjë të tillë e bëri të ditur edhe presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija, gjatë ceremonisë zyrtare të prezantimit të futbollisteve të reja në merkaton e janarit.

Fortesa, ashtu siç ka edhe emrin, premtoi se do të jetë e tillë edhe në fushën e lojës duke shprehur besimin se kontributi i saj në radhët e Vllaznisë do të shpërblehet me titullin e 11-të kampion radhazi.

(Video) Prononcimin e plotë të futbollistes Fortesa Berisha, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu SPORT-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img