Sunday, May 5, 2024

(Video) Franko Burraj, atleti kampion i Vllaznisë, më i miri në Kampionatin Dimëror individual, flet për aktivitetin, si dhe prag Ballkaniadën dhe Botërorin

Lexo

 

Kampionatit Dimëror Individual i atletikës zhvilluar këto ditë në Elbasan, pati për protagonist ekipin e Vllaznisë, i cili nën drejtiminm e grupit të trajnerëve, Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj, ishte më i miri i aktivitetit.

Por, ndërkohë, nga gjiri i Vllaznisë ka dalë edhe atleti më i mirë i krejt aktivitetit. Ai është, talent shkodran Franko Burraj, i cili i u shpall kampion në vrapimin 400 metra, ndërkohë që u nderua më trofeun e atletit më të mire.

Krahas rezultatit të Frankos, ku koha 46”93 në garën 400 metra, është një rezultat i nivelit të lartë duke grumbulluar 1112 pikë olimpike, në këtë aktivitet spikatën edhe atletët e tjerë të Vllaznisë, si Leandro Çardaku, Muhamet Çangeli, Kolindo Kiri, Glenis Haxhia, Erisa Rrasa, të cilët zunë vendeët e para në garat e tyre.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, superkampioni Franko Burraj, që stërvitet nga trajneri i tij Bruno Rrotani, flet edhe për aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare, ku me datë 10 shkurt konkurojnë në Kampionatin Ballkanik që zhvillohet në Turqi, si dhe Kampionati Botëror, që këtë radhë zhvillohet në Angli, për të cilin Burraj pritet të arrijnë normën e përfaqësimit në Olimpiadë.

(Video) Prononcimi i atletit të Vllaznisë, Franko Burraj, më i miri në Kampionatin Dimëror individual, i cili po përgatitet për Ballkaniadën e Turqisë dhe Botërorin e Anglisë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img