Sunday, May 5, 2024

Luftëtari, fiton miqësoren me Aris Filation, 0-1. Shënon, talenti Mërkuri

Lexo

Aris Filation-Luftëtari  0-1(Shënues: Mërkuri 62’)

Aris Filation: Kardanis, Pantazis, Miçelos, Paskalis, Magopulo,Pubis, Kurios,Jakemidis,Galanis, Papandreu. Trajner: Dhimitri Muruti

Luftëtari: Boje, Souza, Çulli, Glauber, Çelo, Rama, Hudson, Mirani, Mërkuri, Ziaj, Lukas Trajner: Edmond Dalipi (U aktivizuan:Basha,Pula,Ahmetaj,Th.Puci,Gaba,Avduli)

Në fushën sportive të Filatit u luajt miqësorja mes ekipit të Aris Filation dhe Luftëtarit një ndeshje ku gjithçka nisi e qetë pa ngacmime në portat respektive,duhej te vinte minuta e 13-të kur lojtarët vendas nisin një aksion nga krahu i djathtë dhe afër portës është Boje i cili i ikën topi nga kontrolli por mbrojtja gjirokastrite e largon nga zona topin.

Më pas minutat vijojnë të qeta deri sa ekipi i Luftëtarit arrin të futet në lojën e tij dhe një asist i Mërkurit për sulmuesin Lukas e nxjer këtë të fundit përballë portierit vendas, ky i fundit ndërhynë, por për arbitrin e ndeshjes nuk ka penallti edhe pse u kontestua si rast.

Pjesa e parë mbyllet me shifrat e barabarta 0-0. Pjesa e dytë e ndeshjes ka më tepër ritëm me Luftëtarin që mer zemër dhe në minutën e 62-të do të vinte goli i vetëm i ndeshjes. Është kros nga e djathta e Ahmetaj dhe është Mërkuri i cili me talentin e tij gjen rrugën e rrjetës duke kaluar në avantazh ekipin e Luftëtarit.

Pas golit të parë është parë një inekzistencë e Aris Filation e cila lë shumë hapësira në gjysëmfushën e tyre por egoizmi i tepruar i lojtarëve si: Hudson, Th.Puci dhe Mërkuri, ku në të paktën 5-6 momente duhet të kishin thelluar shifrat por që nga minuta e 62-të e deri në përfundim të ndeshjes rezultati ngeli në 0-1 për Luftëtarin.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img