Mbyllet sezoni i Bundesligas, Bayern Munich shpallet kampion

Lexo

- Reklamë -spot_img

KËLN 1-2 BAJERN MYNIH (Ljubiçiç (P) 81′ / Koman 8′, Musiala 90′)

Bayern Munich ka fituar titullin kampion të Bundesligës për të 11-ën herë me radhë, duke mposhtur Kolnin me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 34-të. Ishte një fund dramatik në ligën gjermane, pasi Bavarezët ia dolën ta merrnin titullin nga dora e Borussia Dortmundit që barazoi 2-2 në shtëpi me Mainzin.

Pas vetëm tetë minutash lojë, Bayerni kaloi në epërsi me golin e Kingsley Coman, që u asistua prej Leroy Sanes.

Pjesa e dytë nisi me një qetësi, por në minutën e 81’ Këlni barazoi për t’i dhënë shpresë Dortmundit, i cili kishte gjetur rrjetën me Gerreiron, por në të 90’ ishte Xhamal Musiala i cili kaloi sërish në avantazh bavarezët, për t’i dhënë atyre titullin e 11-të radhazi, teksa goli i Zyles në minutën e 96’, nuk i shërbeu verdhezinjve.

Kështu Bajerni shpallet kampion, edhe pse me pikë të barabarta, pasi golavarazhi flet dukshëm për bavarezët.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img