Friday, May 3, 2024

(Video) I shënoi super gol Polonisë, Jasir Asani, i është mirënjohës trajnerit Sivinjo për besimin që po i jep

Lexo

Prononcimi i futbollistit të kombëtares Jasir Asani pas ndeshjes, Shqipëri-Poloni, 2-0

“Rëndësi ka fitorja, u futëm për të fituar. Silvinjo ka bërë një kombëtare shumë të mirë. Fusha sna lejoi të luanim futbollin siç duam ne, por rëndësi ka fitore. Doja të krosoja për Cikalleshin dhe Uzunin, por fusha s’ma lejoi, se është shumë e keqe.

Kam pasur bisedime me FSHF edhe më përpara, por ska qenë e shkruar. Falenderoj Silvinjon, po mos ishte ai ndoshta nuk do të isha në Kombëtaren. Duhet të vazhdojmë kështu.

Tani për tani jam në Kore, të mbaroj kampionatin dhe të shikojmë. Kush nuk ka dëshirë që të luaj në Europë. Merita e gjithë suksesit është Silvinjo, Zabaleta dhe gjithë stafit. Një bluzë e kam unë, një tjetër do ia jap motrës.

Që kur kam filluar futbollin, luaja mbrojt i majtë. Shezni më tha që goditja ishte fenomenale, se prisja. Unë i thashë që të pashë që lëvize dhe godita”, u shpreh Jasir Asani.

(Video) Goli i Jasir Asanit shënuar në Shqipëri-Poloni, 2-0

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img