Saturday, May 4, 2024

(Video) Kapiteni i Vllaznisë: Me ndihmën e tifozëve përmbysim Egnatian dhe shkojmë në finalen e Kupës së Shqipërisë!

Lexo

Vllaznia do të presë nesër në “Loro Boriçi” Egnatian në ndeshjen e vlefshme për kthimin e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Në prag të këtij dueli, kapiteni Bekim Balaj ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat.

“Vijmë për të luajtur ndeshjen e dytë me Egnatian, kërkojmë të kthejmë rezultatin dhe të shkojmë në finale. Nuk mund të them që ka një shkak por jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu si duhet, por si unë dhe skuadra do të gjejmë forcat për të shkuar përpara. Nuk është e lehtë, Egnatia ka treguar një formë të mirë gjatë gjithë kampionatit, por në ndeshjen që kemi luajtur me ata në Shkodër kemi bërë shumë mirë. Nesër pritet të ketë një numër të madh tifozësh të cilët janë një ndihmë shumë e madhe. Kështu si ka shkuar kampionati të le përshtypjen sikur mund të zgjidhet me një ndeshje, por ka ende 4 ndeshje për tu mbyllur. Duhet të bëjmë gjithçka  për t’ju marrë maksimumin këtyre ndeshjeve. Do bëjmë çdo gjë të jetë e mundur dhe lojtarët që zëvendësojnë Hakaj dhe Stojanoviç e dinë peshën e fanellës. Dëshira është e madhe për të shënuar 3 gola, por e rëndësishme është fitorja, do provojmë çdo gjë me ndihmën e tifozëve dhe Zotit. Jam i bindur që këtë sezon pavarësisht luhatjeve, mbështetja e tifozëve ka qenë e madhe dhe ndihma e tyre është e domosdoshme”, u shpreh në konferencën për shtyp të pragndeshjes me Egnatian, kapiten i kiuqeblu, Bekim Balaj.

(Video) Kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj, flet në pragndeshjen me Egnatian. Gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img