Emërimi i trajnerit Altin Anza në krye të mundjes shkodrane duket se ka qenë zgjidhja më e mirë për Klubin Vllaznia. E themi këtë, pasi në harkun kohor të një muaji, nga ekipi i Vllaznisë u shpallën dy kampionë kombëtarë individual.
Fillimisht, titullin kampion nga Vllaznia e meritoi Klevis Koceku i kategorisë së 20 vjecarëve në peshë 74 kg. Ndërkohë, medalja e dytë e kampionit për ngjyrat kuqeblu vjen në garën e Kupës së Shqipërisë të zhvilluar në Tiranë, përmes një mundësi tjetër. Ai është Alban Sykaj përfaqësues i Vllaznisë në peshen deri në 68 kg.
Për Sykajn që konkuroi për kategorinë e moshës 15 vjeçare, krahas titullit kampion në peshën e tij, kishte edhe një sukses tjetër, pasi ai u vlerësua gjithashtu edhe si mundësi më i mirë i krejt aktivitetit duke merituar një kupë personale.
Ndërkohë, edhe pse nuk arriti të renditej në vendin e parë, vlerësime shumë pozitive mori edhe mundësi tjetër i Vllaznisë, Enes Anza, konkurues në peshën deri në 75 kg, i cili në mbyllje të konkurimit U15 zuri vendin e dytë duke u shpallur nënkampion i Shqipërisë. Kujtojmë që Enes Anza është djali i trajnerit Altin Anza, duke bërë që tradita në familjen Anza të kalojë në tre breza, fillimisht Ali Anza, pastaj djali i tij Altini sot trajner i Vllaznisë dhe nipi, 15 vjecari Enes.
Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe ish mundësi i Vllaznisë, Pal Marku, i cili në cilësinë e arbitrit të kolegjumit të Shkodrës u vlerësua nga organizatorët për nivelin profesional të gjykimit.
(Video) Pamje nga ndeshjet mundësve të Vllaznisë në aktivitetin e Kupës së Shqipërisë zhvilluar në Tiranë.