Saturday, May 4, 2024

(Video) Pragndeshja Linfield-Vllaznia. Komentatori i njohur, Rrok Preçi, beson në kualifikimin e kuqebluve. Tifozëria kuqeblu në Belfast do të jetë “jo lojtari i 12-të, por i 13-ti”!

Lexo

 

Vllaznia luan ndeshjen e parë europiane të Konferencë Ligë, duke qënë mysafire në Belfast ku do të ballafaqohet me skuadrën vendase Linfield FC të Irlandës së Veriut. Do të jetë ora 19:45 minuta kur do të startojë kjo ndeshje në National Football Stadium at Windsor Park në prani të një numri rekord tifozësh shqiptarë që jertojnë në Britaninë e Madhe, mes të cilëve spikasin ato shkodranë.

Shumë emocione për këtë pragndeshje, përfshirë edhe komentatorin e futbollit për emisionin “Nga njëra ndeshje në tjetrën” të Radio Tiranës, Rrok Preçi, i cili ka mbi 60 vite në mikrofon.

Në analizën e tij, komentatori sportive, Rrok Preçi vlerëson skuadrën irlandezo-veriore, sidomos për përgatitjen fizike dhe atletike, si dhe lojën e shpejtë nga krahët, por nga ana tjetër ka besim të plotë, se Vllaznia ia del për të kaluar në turin e dytë të Konferencë Ligë.

Ndër të tjera, Preçi thekson se për do të jetë një favor shumë i madh numri rekord  i tifozëve kuqeblu në stadiumin e Belfastit, ku sipas tij, mbështetja e tyre konsiderohet në këtë rast “jo si lojtari i 12-të, por si i 13-ti”.

(Video) Intervistën e plotë me komentatorin e futbollit, Rrok Preçi, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img