Sunday, May 5, 2024

ORA E BESËLIDHJES PO TROKET!

Lexo

Nga Martin Dedaj

Përshëndetje miq!

Nesër me datë 10 Shkurt 2024, ora 13.30, në stadiumin “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës, zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e javës së parë të fazës së dytë të Kampionatit të Futbollit, Kategoria e Dytë, Grupi A, ndërmjet skuadrave; Besëlidhja – Valbona, ndeshje e cila është tepër përcaktuese për ecurinë e të dyja skuadrave, dhe sidomos për skuadrën Besëlidhja, që kërkon me deomos që nga kjo përballje të marrë tre pikë, që do të bënin të mundur marrjen e vendit të parë dhe shkëputjen nga ekipi rival Valbona me dy pikë.

Të gjithë faktorët janë sinkronizuar në harmoni të plotë me njëri-tjetrin dhe po punojnë në një akord, në funksion të kësaj fitorje, filluar nga Bashkia Lezhë me mbështetjen e vazhdueshme dhe suportin e afruar enkas për këtë ndeshje.

Presidenca e ekipit, stafi teknik, spektatorët që pritet të mbushin shkallët e stadiumit nesër, si kurrë ndonjëherë dhe pa dyshim lojtarët që janë pjesa më e rëndësishme dhe aktorët kryesor të kësaj sfide, të cilët janë të motivuar dhe do të japin gjithçka në fushë, për të arritur objektivin, që është fitorja e kësaj ndeshje.

Ora e futbollit lezhjan po troket, duke pritur të shënojë shpërthimin entuziast dhe ju gëzuar asaj.

Sëbashku me të pasionuarin e pa shoq, “Institucionin Individual Mediatik të Lezhës”, mikun tim të hershëm, z. AGOSTIN CIN MARINI, në fb e tij, do të përcjellim drejtpërsëdtejti emocionet e kësaj ndeshje.

SUKSESE BESËLIDHJA!…

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img