Thursday, April 25, 2024

(Video) “Reshit Rusi”, 3 muaj i bllokuar. Ka probleme mjetesh për heqjen e tapetit të vjetër

Lexo

Ndeshja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Labëria, e luajtur pasditen e së mërkurës në stadiumin “Reshit Rusi”, ishte e fundit që u luajt në këtë ambient sportive. Kjo, pasi paraditen e së enjtes, ka filluar puna për heqjen e barit ekzistues dhe më pas vendosjen e tapetit të ri që në fakt ka mbërritur prej disa ditësh në Shkodër. Më së fundmi, “Reshit Rusi” që realisht që edhe pse është i emërtuar në cilësinë e stadiumit, falë problematikave që ofron, më tepër ka statusin e një fushe sportive, do të jetë me tapet të ri. Me investimin e ri pritet të marrin fund kësisoj vuajtjet e sportistëve të shumtë që sterviten por edhe zhvillojnë ndeshjet zyrtare në këtë fushë, të cilët krahas të tjerave e kanë pësuar jo pak edhe në aspektin fizik. Kjo, për faktin se sektori i mjekësisë sportive pranë klubit kuqeblu ka konstatuar raste të shumta të futbollistëve me dëmtime muskulature, të cilat kanë ardhur pikërisht nga konsumimi i tepërt mbi normën e lejuar të tapetit me bar artificial.

Referuar investimit të mëparshëm bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit, figuron që janë mbi dhjetë vite që vazhdohet të shfrytëzohet kjo fushë jashtë kapaciteteve dhe normave të lejuara. Kërkesave të shumta të adresuara nga ana e Bashkisë Shkodër dhe KF Vllaznia, i është përgjigjur pozitivisht institucioni i FSHF-së ku përmes fondit të solidaritetit ka bërë të mundur sjelljen në Shkodër të tapetit të ri me bar artificial.

Në njoftimin zyrtar të dhënë nga Klubi i Futbollit Vllaznia, bëhet e ditur se brenda pak ditëve, fusha sportive “Reshit Rusi” do të ofrojë kushte optimale për stërvitjen e ekipit të parë, ekipit të femrave, të ekipeve të Akademisë “Vllaznia” por edhe të skuadrave të tjera që e përdorin për kampionate të ndryshme ku marrin pjesë. Por, realisht, me atë çfar konstatuam gjatë paraditës së enjte, edhe pse ka nisur proçesi i heqjes së tapetit të vjetër, një gjë e tillë do të ketë një koëzgjatje jo të vogël. Aktualisht, mjeti me të cilin ka filluar të punohet nuk duket se e ka mundësinë dhe forcën e duhur për ta përballuar këtë process.

Ndaj, vetem pasi ka kryer një pjesë të proçesit, puna është ndalur, dhe për këtë drejtuesit e klubit kanë kërkuar mbështetje nga institucioni i Bashkisë për të marrë në përdorim një mjet më të fuqishëm në mënyrë që të vijojë puna në kushte më komode. Gjithësesi, sipas informacionit të marrë, një process i tillë nuk do jetë aspak i lehtë për t’u realizuar. Që do të thotë, se ai mund të zgjasë rreth tre muaj, dhe vetëm në periudhën e ndërrimit të viteve mund të jetë gati.

Një process i tillë ka bërë që ekipet e moshave të KF Vllaznia, përfshirë edhe ekipet e futbollit femra të shtegtojnë në fushat e tjera në periferi të qytetit për të kryer proçesin stervitor. Por, jo vetëm seancat stervitore, pasi një gjë e tillë do të ndikojë negatisht edhe sa i përket ndeshjeve zyrtare, kur ato që janë në kalendar për t’u luajtur brenda, ekipet kuqeblu të futbollit të moshave si dhe ato të futbollit femra, do të detyrohen t’i luajnë në fusha asnjanëse.

(Video) Pamje gjatë ditës së parë të punimeve në stadiumin “Reshit Rusi”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img