Saturday, April 27, 2024

(Video) Rrokadë në Superligën e Moshave U14. Vllaznia humb 2-0 Play Out-in me KF Shkodrën dhe bie në të parën. KF Shkodra ngjitet në Superligë

Lexo

KF Vllaznia U14-KF Shkodra 0-2

(Shënues: Bajraktari 14’, Vajushi 19’)

Vllaznia U-14: Çolaj, Ramaj, P. Lulaj, Kraja, Thana, Hoxha, Jukaj, Dukaj, Dautovi, Ramçaj, Haxhija.(U aktivizuan: Bega, Juka, Preka, Lisaj). Trajner: Fatjon Hasani

Shkodra U-14: Demiraj, Muça, Halili, R. Sukaj, Vajushi, A. Sukaj, Gështeja, Bajraktari, Kukaj, Prendi, Marku.(U aktivizuan: Pilaca, Osja). Trajner: Rudi Piraniqi

Gjyqtarë: Xh. Bacaj, A. Laska, A. Feshti

Futbolli i moshave për kategorinë e Superligës U-14 ka rezervuar ditën e sotme një sfidë shumë interesante. Ka qënë derbi shkodran që ka vënë përballë njëra tjetrës dy skuadrat e qytetit verior, KF Vllaznia me trajner Fatjon Hasani dhe KF Shkodra me trajner Rudi Piraniqi.

Ndeshja e luajtur në fushën e Kompleksit Sportiv të ekipeve kombëtare në Kamzë ka qënë e një rëndësie të veçantë për të dyja skuadrat, të cilat kërkonin të sfidonin njëra tjetrën në një ndeshje teke të fazës Play Out.

Kuqeblutë për të siguruar qëndrimin në kategorinë e Superligës, ku kanë luajtur gjatë të gjithë këtij sezoni, por fundi i ka renditur në vendet e fundit të klasifikimit si dhe KF Shkodra e cila nga konkuruese e kategorisë së parë kërkonte ngjitjen në Superligë.

Fitues ka dalë KF Shkodra, ku falë dy golave të shënuar që të dy në pjesën e parë, fillimisht me Bajraktarin në minutën e 14-të dhe më pas Vajushin në të 19-tën, e mbyllë të gjithë ndeshjen me rezultatin e pastër 2 me 0.

Me këtë rezultat, Vllaznia i jep “lamtumirën” kategorisë së Superligës, duke bërë rrokadë me ekipin tjetër shkodran, KF Shkodra, i cili tashmë është zyrtarisht pjesë e Superligës së moshave U14-të.

Një arritje kjo shumë pozitive për KF Shkodra, i cili në vazhdën e rrezultateve pozitive të arritura prej shumë vitesh nën drejtimin e kryetrajnerit Taip Piraniqi, tashmë e shikon veten konkuruese me meritë në familjen e Superligës së moshave.

Duke i shtuar edhe paraqitjet cilësore të ekipeve të tjera të futbollit të moshave, KF Shkodra vazhdon të mbetet si një nga klubet më serioze në përgatitjen e elementit të ri, gjë e cila i ka dhënë më së miri rezultatet e duhura shumë vite më parë, kur nga ky klub kanë dalë futbollistë të cilët luajnë sot me Vllazninë e madhe si dhe në skuadra të tjera të Superligës shqiptare, por edhe më tej në ekipet kombëtare, si dhe në kampionatet e huaja.

(Video) Momentet e festimit të KF Shkodra U14 pas fitores 2-0 me VllazninëU14, që shënon ngjitjen në kategorinë e Superligës së moshave U14-të)

Gaspër MARKU  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img