Tuesday, May 14, 2024

(Video) Shënoi golin e shtatë, me Vllazninë U17, Xhesild Kapllanaj: Dedikimi shkon për nënën që po ndiqte nga tribuna e “Reshit Rusit”

Lexo

Ndryshe nga java e kaluar, ku në transfertën e luajtur në Korçë, u mundën nga ekipet respektive vendase Skënderbeu, këtë javë Vllaznia U17 dhe ajo U19 arritën dy fitore të merituara duke mundur respektivisht ekipet e Apolonisë, U-17 dhe U19, ndeshje këto të zhvilluara

Vllaznia U-17 e drejtuar nga trajneri Ersi Çaku fitoi një ndehsje shumë të rëndësishme duke mundur në stadiumin “Reshit Rusi” ekipin e Apolonisë me rezultatin 2 me 0.

Autorë të golave për 17 vjeçarët kueblu ishin Klenis Smakaj dhe Xhesild Kapllanaj. Për këtë të fundit, Xhesildin, ky ishte goli i shtatë në këtë sezon futbollistik duke qënë më i miri golashënues te Vllaznia si dhe i dyti në rang Superlige U-17.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për Veriu Sport, Kapllanaj shprehet i kënaqur që shënoi, dhe qa më tepër që shënoi golin e qetësisë duke vulosur fitoren e Vllaznisë në këtë ndeshje.

E veçanta e familjes Kapllanaj është ajo që dy vëllezërit, Xhesildi dhe Xhuliano, janë pjesë e Akademisë së Futbollit Vllaznia, U17 dhe U19, ku ky i dyti, Xhuliano, në merkaton e janarit, u huazua nga KF Vllaznia te KF Burreli.

Ndërkohë që Xhuliano, po luan me sukses si titullar në repartin e prapavijës të Burrelit, Xhesildi luan sulmues te Vllaznia U-17, por në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Xhesildi, mbetet me shpresë se një ditë të afërt, që të dy do të luajnë së bashku te Vllaznia e madhe e Superiores.

Krahas të tjera, i pyetur edhe për dedikimin që ka për golin e shënuar ndaj Apolonisë, ai thotë se ky gol shkon për nënën e tij, e cila e ndoqi ndeshjen në tribunën e stadiumit “Reshit Rusi”, ndërkohë që falenderon pa masë prindërit për mbështetjen që po i  japin atij dhe të vëllait të tij në rrugën e bukur të futbollit.

(Video) Prononcimin e plotë të golashënuesit të 7-të golave me Vllazninë U17 e kategorisë së Superligës, mund ta ndiqni në kanal;in tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img