Monday, April 29, 2024

(Video) Volejboll Meshkuj-Vllaznia, rikthehet te fitorja. Kuqeblutë mundin pastër Skënderbeun 3-0, trajneri Kalaja, i kënaqur me skuadrën

Lexo

Vllaznia-Skënderbeu  3-0

(25-19, 25-23, 25-17)

Të shtunën e kaluar, Vllaznia e volejbollit për meshkuj u mund në transfertë nga Studenti me rezultatin 3 me 0, por shumë shpejt, brenda katër ditëve është rikthyer tek fitorja po 3 me 0.

Kjo fitore është arritur të mërkurën në ndeshjen e radhës, Vllaznia-Skënderbeu, takim ky i përcjell në një transmetim të drejtpërdrejtë nga pallati i sportit “Qazim Dervishi” i Shkodrës nga portali Veriu Sport.

Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë Artan Kalaja, shprehet përgjithësisht i kënaqur me paraqitjen e djemve të tij kuqeblu. Megjithatë, ai vë në dukje se në setin e dytë, Skënderbeu e vuri në pozitë të vështirë Vllazninë, e cila e kujtoi të fituar setin më shpejt sesa të mbërrinte pika e fundit.

Në vijim, Kalaja flet edhe për oshilacionet e skuadrës, duke komentuar humbjen e ndeshjes së kaluar me Studentin. Sipas tij, kjo humbje në Tiranë me universitarët erdji edhe nga ajo që ekipi kundërshtar është përforcuar me katër volejbollistë të huaj, të cilët bëjnë diferencen.

I pyetur për merkaton, ku sipas vetë deklaratave të kampit kuqeblu, në janar do të kishte blerje të reja në përforcim të skuadrës, trajneri Kalaja, bën të ditur se në bashkëpunim me presidencen dhe Bashkinë, të cilën e falenderoj për mbështetjen, projektet e ekipit të tyre janë afat gjata, të cilët do të bëhen publikë gjatë periudhës në vazhdim.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë në volej meshkuj, Artan Kalaja, si dhe ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu, seti i dytë dhe i tretë, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veru Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img