Saturday, October 12, 2024

(Video) Shënoi supergol ndaj Bullgarisë, Ernest Muçi, bind Silvinjon: Për kombëtaren, ndihem mirë në çdo pozicion, mjafton vetëm të luaj dhe të jap maksimumin

Lexo

Prononcimi i Qazim Laçit, autorit të golit të parë ndaj Bullgarisë dhënë pas ndeshjes për “Supersport”

“Jam gjithmonë gati kur më thërret kombëtarja, të gjithë duhet të jenë kështu. Jam i lumtur për golin por kemi përpara ndeshje të rëndësishme, duhet të jemi gjithmonë gat. Edhe pse miqësore, ishte si një zyrtare, duhet të jemi gjithmonë gati. Kemi ndeshje të vështira që duhet të fitojmë për të shkuar në Europian.

Roli im brenda në fushë, jam lojtar që shkon nga një zonë në tjetrën, ndihmoj edhe lojtarët që luajnë mbrapa, varet çfarë kërkon trajneri. Silvinjo më kërkon vëmendje, atë që më kërkon çdo trajner unë duhet ta bëj në fushë. Silvinjo më kërkon të jem i përqendruar gjithmonë në çdo ndeshje dhe të jap në fushë maksimumin se përfaqësojmë gjithmonë ekipin kombëtar.

Batuta me çekët? Fola pak me lojtarët pas ndeshjes, ishin pak të mërzitur por normale, i thashë kështu është. Tani kanë humbur, është radha ime të shkoj në Europian, tani kthehem me besim të më shohin gjithë njerëzit. Jam shumë i kënaqur e shpresoj që edhe ata të kenë kualifikim në Europian e të jenë të kënaqur edhe ne, edhe ata.

Të gjithë janë me këmbë në tokë, e treguam edhe sot se pavarësisht ishte miqësore, në mendjen tonë nuk ishte kështu. Ishim disa që nuk kishim minuta në këmbë dhe po mundohem të japim maksimumin për ndeshjet e radhës, se nuk ka mbaruar gjë akoma. Na duhet një pikë dhe objektivi i dytë është të marrim vendin e parë”, tha Laçi për “SuperSport” pas ndeshjes.

(Video) Goli i parë ndaj Bullgarisë, shënuar nga Qazim Laçi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img