Tuesday, May 14, 2024

(Video) Shënoi supergol ndaj Bullgarisë, Ernest Muçi, bind Silvinjon: Për kombëtaren, ndihem mirë në çdo pozicion, mjafton vetëm të luaj dhe të jap maksimumin

Lexo

Prononcimi i sulmuesit Ernest Muçi”, për Supersport, pas miqësores, Shqipëri-Bullgari, 2-0

“Unë më mirë ndihem ndihem si sulmues i dytë. Te klubi im luajmë tjetër taktikë. Mundohem edhe unë të mësohem me mënyrën si luajmë te Kombëtarja. Për kombëtaren, ndihem mirë në çdo pozicion, mjafton vetëm të luaj dhe të jap maksimumin.

Çdo futbollist mundohet të bëjë sa më mirë, duhet të bëj akoma më mirë në klub dhe në Kombëtare dua të jap 100, në nëntor janë ndeshjet kryesore, shpresoj të bëj pjesë dhe të bëj më të mirën.

Duhet të marr më shumë përsipër, sa vjen edhe ndihem më mirë, shpresoj që ndeshjen e ardhshme, të bëj edhe më mirë.

Po mundoja të gjeja pozicionin e duhur. Varet si vijnë situatat. Ndonjëherë nuk je në pozicionin e duhur. Isha i lumtur që isha në pozicionin e duhur, godita dhe shënova.

Nuk kam ndrojtje për intervistat, ndonjëherë duhet të dalin edhe të tjerët, por që sot dhe tutje do dal. Silvinjo po më tregonte ku ishin hapësirat për të gjetur topin më shumë”, u shpreh Muçi.

(Video) Goli i dytë i shënuar ndaj Bullgarisë nga Ernest Muçi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img