Saturday, April 27, 2024

(Video) Sot, ora 19:00, Vllaznia-Erzeni. Trajneri kuqeblu Qatip Osmani, vlerëson shijakasit, por pret fitore nga skuadra e tij

Lexo

Vllaznia luan sot ndeshjen e javës së 29-të “Abissnet Superiore” duke pritur në “Loro Boriçi” Erzenin e Shijakut, ndeshje kjo që nis në orën 19:00. Duke folur në prag të këtij takimi trajneri kuqeblu Qatip Osmani pranon se përballjet me shijakasit këtë sezon kanë qënë të vështira ndaj mobilizimi në këtë sfidë do të jetë maksimal nga djemtë e Vllazninë, por beson tek marrja e tre pikëshit në këtë përballje.

Sa i përket kontigjentit të skuadrës, mungesë e sigurtë në ndeshjen e sotme do të jetë Smajli, për shkak dëmtimi, ndërsa për Qarrin pritet të konfirmohet nga stafi mjeksor nëse do të jetë në fushë  mbrëmjen e nesërme.

I pyetur për ndeshjen 3 prillit ndaj Egnatias në transfertë për gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë, trajneri Osmani tha se Vllaznia është e angazhuar të luftojë në të dy frontet, Kampionat dhe Kupë, që do të thotë se do të kërkohet patjetër kualifikimi në finale.

(Video) Prononcimi i plotë i trajnerit të Vllaznisë, Qatip Osmani në prag të ndeshjes me Erzenin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img