Thursday, March 28, 2024

(Video) Taekwondo-Ballkaniada e Tiranës. Sportistët shkodranë rrëmbejnë katër medalje

Lexo

Rezultatet pozitive që ka arritur sporti i Taekwondosë shqiptare në arenën ndërkombëtare ka bërë që këto ditë në Tiranë të organizohet Kampionati Ballkanik, aktivitet që organizohet për herë të parë  në Shqipëri për nivelin Ballkanik.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar ishin 9 shtete me 435 konkurues në garë. Ekipi kombëtarë që ka për drejtues, trajnerin shkodran, Elion Puka u paraqit në konkurim me të gjitha peshat përkatëse nga mosha e para të rinjve deri tek te rriturit.

Nga ekipi i Vllaznisë morën pjesë 8 sportistë që janë pjesë e kombwtares shqiptare. Nga këto 8 sportistë, 4 u kthyen me medalje. Ato janë, Reina Spatari nën kampione Ballkani në peshën -44 kg për para të rinj, Menida Meta -33 kg vend i 3-të, Edrit Çoka -41 kg vend i 3-të, Isra Meta për të reja vend i 3-të.

Rezultatet e arritura nga sportistët tanë ishin pozitive, por për trajnerin e kombëtares, Elion Puka, mundësitë e sportistëve shkodranë ishin për të dhënë edhe më shumë në konkurimet e tyre.

Pamvarsisht rivalitetit të madh, ajo që i penalizoi më shumë sportistwt shkodranë ishte mungesa e eksperiences ndaj sportistëve elitarë të ekipeve të Greqisë, Serbisë apo Turqisë.

Vllaznia, dhe në përgjithësi kombëtarja e Shqipërisë, ka sportistë që premtojnë shumë për të ardhmen e tyre dhe realisht, pretendimet janë për të bërë shumë më tepër, sidomosi tek kategoria e moshës së para të rinjëve dhe të rinjtë.

Ballkania e zhvilluar në Tiranë, ishte gara e fundit për këtë vit për sportin e Taekwndosë, ndërkohë që me fillimin e vitit, një pjesë e taekwondistëve shqiptarë së bashku me trajnerin e kombëtares Elion Puka, në muajin janar do të marrim pjesë në një kamp trajnimi që do të zhvillohet në Itali.

(Video) Pamje nga Kampionati Ballkanik i Taekwondosë zhvilluar në Tiranë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img