Thursday, May 2, 2024

(Video) Talenti shkodran, Ersi Zaganjori, dhuron spektakël. Gol dhe shtyll, në dy gjuajte radhazi nga distanca në portën e Teutës!

Lexo

Është folur shumë për traditën që Shkodra ka në nxjerrjen e talentëve të sportit. Futbolli është ai që vazhdon të prodhojë talente të fushës së blertë, dhe njëri prej tyre është edhe Ersi Zaganjori, mesfushori, i cili po i ngjjitë një e nga shkallët e cilësisë sportive.

Kampioni me ekipet zinxhir të Akademisë së Futbollit Vllaznia, dhe njëherazi i përzgjedhuri i kombëtareve të moshave kuqezi, sot është pjesë e Vllaznisë U-19 të drejtuar nga trajneri Edmond Doçi.

Në ndeshjen e radhës që Vllaznia U-19, barazoi 1-1 në transfertë me Teutën e Durrësit, Ersi Zaganjori dhuroi spektakël. Bëhet fjalë për dy gjuajtje standarte që Zaganjori ekzekutoi për ekipin e tij Vllaznia. Dy gjuajtje, që për koinçidencë ishin që të dyja thuajse në të njëjtin pozicion, dhe në distancë rreth 40-të metra.

Bilanci është fantastik, në dy ekzekutime të përsosura, e para shkoi në trekëndëshin e portës kundërshtare dhe direkt në rrjetë. Ndërkohë, e dyta u ndal nga traversa e portës durrsake.

Vidiot që shoqërojnë shkrimin, nuk kanë nevojë për koment. Jo vetëm për këto dy ekzekutime mjeshtrore, por në tërësi, specialistët e futbollit, flasin me superlativa për të ardhmen e këtij djaloshi 18 vjeçar, një garanci e sigurt për Vllazninë e madhe e më tej, deri tek kombëtarja e madhe kuqezi.

(Video) Goli dhe shtylla e realizuar nga mesfushori, Ersi Zaganjori, në ndeshjen e Superligës U-19, Teuta-Vllaznia.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img