Friday, April 19, 2024

Futboll 9×9-FSHF Sunday League/Java e 12-të. Gabon Panthers Shkodër, barazim me Vila MFC. Shkëputet në krye Prestige MFC Tirana

Lexo

Kampionati i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” në kryeqytet, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ka hyrë tashmë në një fazë mjaft interesante, teksa janë luajtur ndeshjet e javës së 12-të.  Në grupin A, skuadra e Prestige MFC renditet e vetme në krye të klasifikimit me 36 pikë të grumbulluara duke mos pësuar kështu asnjë humbje dhe barazim përgjatë 12 javëve të kampionatit.

Panthers Shkodër i drejtuar nga ish futbollisti i Vllaznisë, Fatmir Axhani, u ndal në barazimin 3-3 me Vila MFC në këtë javë, duke lëshuar pikë e tashmë renditet me 8 pikë më pak se Presige i vendit të parë. Një ndeshje mjaft e luftuar dhe interesante ishte ajo mes Roamel – Futura Dent, që u mbyll në barazimin 1-1. Sakaq, spektakël dhe gola dhuroi Ju Ar Plast, që mposhti me rezultatin 5-0 ekipin e Jata Market.

Në Grupin B, gara për kreun e grupit është shumë e fortë dhe janë gjashtë skuadra që ndahen në renditje me 5 pikë. Dajti mposhti me rezultatin minimal 1-0 Security Octapus dhe renditet në krye të klasifikimit pas këtij triumfi me 30 pikë të grumbulluara.

As Kastriotët e vendit të dytë nuk gabuan këtë javë, teksa mposhtën Raiffaisen Bank me rezultatin 4-2, teksa kanë grumbulluar 28 pikë pas 11 javësh kampionat, dy më pak se Dajti i vendit të parë. Edhe ndeshjet e tjera të grupit B kanë dhuruar spektakël, e sigurisht edhe shumë gola mes skuadrave.

Më poshtë edhe rezultatet e javës së 12-të dhe renditjet e të dyja grupeve të kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img