Monday, April 29, 2024

(Video) Tenistë nga e gjithë bota “pushtojnë” Shkodrën! Mbi 200 pjesëmarrës nga 33 shtete garojnë në Adriatic Tennis Park për Turneun Ndërkombëtar Tennis Tour Juniors “Shkodra Open 2023”

Lexo

Nuk është hera e parë që Shkodra organizon aktivitete të rëndësishme në sportin e Tenisit, pasi për hirë të së vertetes, falë ndërtimit të kompleksit sportiv modern Adriatic Tennis Park, në harkun kohor të dy viteve në qytetin verior janë zhvilluar turne Ballkanikë, Europianë dhe Botërorë. Por, pa as më të voglin dyshim ky i kësaj radhe është i një niveli të lartë botëror, pasi në mjediset e këtij kompleksi, i cili gjendet në periferi të qytetit të Shkodrës, sot ke hasur një pjesëmarrje nga më të mëdhatë e ardhur deri më tani në Shkodër.

Përmes organizimit të Shkodra Tennis Club, në Shkodër po zhvillohet për herë të parë Turneu Ndërkombëtar i nivelit botëror për junior ITF World Tennis Tour Juniors  “Shkodra Open 2023”. Mbi  200 tenistë nga 33 shtete të botës janë garues në këtë aktivitet madhor, ku duke përfshire edhe trajnerët dhe stafet e tyre tekmike, por edhe familjarët dhe miqtë e sportistëve që i shoqërojnë në gara, numri i të pranishme 3-4 fishohet edhe më shumë.

Është padyshim kjo një ngjarje shumë e rëndësishme për tenisin dhe Shkodrën në tërësi për shkak se është gara më e madhe sportive e organizuar ndonjëhere në qytetin verior duke bërë që me këtë rast, qyteti verior të vendoset në harten botërore të sportit të tenisit.

Turneu në fjalë udhëhiqet nga gjyqtarja kryesore e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit, kroatja Antonia Draziç dhe vazhdon deri me daten 27 gusht kur edhe do të kurorëzohet kjo garë me finalet në kategorinë e vajzave dhe djemve.

Ndërkohë, përpos konkurimit në fushat bashkëkohore të Adriatic Tennis Park, miqtë e shumtë të tenit të ardhur nga shtete të ndryshme të botës po e shfrytëzojnë qytetin e Shkodrës edhe për një vizitë turistike, duke mbetur shumë të kënaqur resurset që afron qyteti verior dhe rajoni I qarkut Shkodër në tërësi.

(Video) Pamje nga zhvillimi i ndeshjeve të ditës së hënë në kompleksin Adriatic Tennis Park, në kuadrin e Turneut Ndërkombëtar të nivelit botëror për junior ITF World Tennis Tour Juniors

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img