Tuesday, May 14, 2024

(Video) Tërbuni, fitore me vlerë Play Off-i në transfertën e Kuçovës

Lexo

Naftëtari-Tërbuni  0-2(Shënues: Gjini 12’, Tabaku 78’)

Realisht, Tërbuni nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin kombëtar të kategorisë së dytë, pasi ndryshe nga sa parashikohej për momentin nuk është favorit për kalimin në kategorinë e parë.

Lënia e shumë pikëve, si brenda në stadiumin pukjan “Ismail Xhemali”, si dhe jashtë në ndeshjet e transfertës, kanë bërë që Tërbuni të mos jetë lidër i grupit A. Gjë të cilën e kanë marrë përsipër Besëlidhja dhe Valbona që pas javës së 17-të kryesojnë me 43 dhe 40 pikë. Poshtë tyre në vendin e tretë është Iliria me 37 pikë dhe në vend të katërt është Tërbuni me 25 pikë.

Një pozicion ky që gjithësesi, edhe pse nuk e favorizon Tërbunin për t’u kualifikuar direkt si fitues i grupit në kategorinë e parë, të paktën vendi i katërt e mban akoma në lojë për të pretenduar një gjë të tillë përmes fazës Play Off.

Një pozicion të tillë e përforcoi fitorja e fundit, ajo e javës së 17-të në transfertë me Naftëtarin me rezultatin 0 me 2. Fitore kjo e cila erdhi përmes golave të shënuar nga Gjini në pjesën e parë dhe Tabaku në pjesën e dytë, gola këto që vijnë në redaksinë e Veriu Sport me filmimet e kolegut tonë nga Puka, Gani Pemaj

Ndeshja e radhës për Tërbunin e drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi, ajo e javës së 18-të do të luhet në shtëpi duke pritur Murlanin në derbin e shumëpritur të qarkut verior Shkodër.

(Video) Pamje nga ndeshja, Naftëtari-Tërbuni, 0-2. Golat e shënuar nga Gjini dhe Tabaku.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img