Sunday, May 19, 2024

(Video) Vllaznia me mungesa, por Brdariç kërkon fitoren e radhës ndaj bardhebluve. Të mërkurën, ora 16:00 në “Air Albania”, klasikja, Tirana-Vllaznia

Lexo

Tirana-Vllaznia, e konsideruar si klasikja e futbollit shqiptar është ndeshja që ka marrë vemendjen më të madhe të opinionit sportiv. Takimi në fjalë, i vlefshëm për javën e 35-të të kampionatit kombëtar të Abissnet Superiore do të luhet në orën 16:00, ashtu si edhe katër çiftet e tjera të kësaj jave. Si zakonisht, një ditë para ndeshjes, trajneri kuqeblu Thomas Brdariç ka folur në konferencën për shtyp përpara gazetarëve shkodranë.

“Nesër është një ndeshje e madhe, këto ndeshje janë speciale, ne normalisht shkojmë për të marrë 3 pikët dhe ky është objektivi. Dy ndeshjet e mëpërparshme na dhanë shtysë për ndeshjet që do vijnë, por nesër është një ndeshje tjetër dhe Tirana është përgatitur për “Final 4″. Unë gjithashtu kam provuar të gjej zgjidhje, nuk kemi vetëm Balajn, jemi në një situatë të mirë se kemi lojtarë të tjerë që mund të shënojnë. I thash lojtarëve që duhet të vazhdojmë me të njëjtën energji, sduhet tu japim epërsi ekipeve të tjera.”, tha fillimisht Brdariç.

Në vijim Brdariç bëri të ditur mungesat e shumta që skuadra e tij ka për këtë ndeshje duke pasur besim tek ato që do t’i zëvendësojnë.

“Na mungojnë dy lojtarë, Hakaj ka disa probleme po ashtu dhe Smajli. Do të shohim do të bëjmë ndryshime me lojtarë më të freskët dhe do të vendosim 11-shen më të mirë. Lojtarët që kanë qenë në fushë e kanë mundësinë për të luajtur, na duhen mbledhje të mira dhe të jemi gati për nesër. Jam realist, jemi të qetë në mendjen tonë jemi të motivuar, gjithashtu dhe presidenti na dha shenja të mira për grupin.”, shtoi Brdariç.

I pyetur për talentin 18 vjeçar Kevin Dodaj, i cili shënoi golin e fitores ndaj Dinamos javën e kaluar, Brdariç, tha: “ Dodaj ka një potencial të madh dhe shënoi në ndeshjen e fundit, do të shohim si do të shkojë nesër dhe në ndeshjet e fundit do të na duhen të gjithë.”

Vllaznia udhëton për 3 pikë në këtë transfertë, por a do të ishte i kënaqur Brdariç edhe me një barazim? “I kemi marrë masat, ne jemi një kundërshtar i fortë për Tiranën, nesër do të jetë një luftë shumë e fortë, me zor po pres ta luajmë këtë ndeshje dhe ti bëjmë detyrat tona. Unë jam gjithmonë i lumtur kur marrim pikë, ju më njihni mua, shkojmë gjithmonë për fitore, shkojmë për 100%”, përfundoi kroto-gjermani i Vllaznisë, Thomas Brdariç.

(Video) Prononcimi në konferencën për shtyp i trajnerit të Vllaznisë, Thomas Brdariç në pragndeshjen, Tirana-Vllaznia. Superiore, java e 35-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img