Thursday, March 28, 2024

(Video) Trajneri Emiliano Çekini, flet në Prag Kampionatin Kombëtar të Boksit për moshat dhe premton titullin për kuqeblutë

Lexo

Federata Shqiptare e Boksit organizon në Shkodër Kampionatin Kombëtar të Boksit për moshat, ndeshjet e cilit do të zhvillohen në pallatin e sportit, “Qazsim Dervishi” duke filluar nga pasditja e së enjtes. Vllaznia e drejtuar nga dy vëllezërit, Klaudio dhe Emiliano Çekini përfaqësohet me ekip të plotë duke pasur objektiv fitimin e titullit kampion.

Ndër boksierët e formacionit kuqeblu, trajneri Çekini veçon njërin prej tyre, talentin Jurgen Lazri, për të cilin pritshmëritë janë që të mbërrijë në nivele të larta europiane.

Trajneri Çekini flet gjithashtu edhe për bashkëpunimin e mirëfilltë që ekipet e grupmoshave të Vllaznisë kanë me kryetrajnerin e ekipit të parë, Zef Gjoni, duke i kushtuar një vemendje të madhe punës me elementin e ri, si baza kryesore për të ardhmen e boksit shkodran.

(Video) Për më tepër ndiqni intervistën me trajnerin e boksit, Emiliano Çekini.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img