Friday, March 29, 2024

Përfundon “Kampionati i Pavarësisë 2021”. Bashkia Shkodër shpall fituesit e shkollave, sukses i dyfishtë i gjimnazit “Jordan Misja”

Lexo

“Kampionati i Pavarësisë 2021” në disiplinën e volejbollit për shkollat e mesme, ka qënë veprimtaria e parë e organizuar nga Bashkia Shkodër në kuadër të aktiviteteteve të shumta që po zhvillohen për festat e nëntorit.

Aktiviteti u organizua për 3 ditë rresht në Pallatin e Sportit ‘Qazim Dervishi’ në 2 kategori meshkuj & femra dhe u zhvilluan plot 17 ndeshje përgjatë këtyre ditëve.

Morën pjesë 11 shkolla të mesme të Bashkisë Shkodër.

  1. 28 Nëntori
  2. Adem Haxhija
  3. At Gjon Karma
  4. Atë Pjeter Meshkalla
  5. Haxhi Sheh Shamia
  6. Jordan Misja
  7. Kole Idromeno
  8. Luce Agraja
  9. Maria
  10. Nikolle Zogorjani
  11. Oso Kuka

Ditën e parë të aktivitetit u zhvilluan 4 ndeshje për ekipet e femrave, ndërsa ditën e dytë 7 ndeshje për ekipet e meshkujve ku nga këto dolën dhe ekipet gjysëm finaliste të cilat luajtën ditën e tretë

Në përfundim të aktivitetit është organizuar ceremonia e mbylljes së aktivitetit ku Bashkia Shkodër ka nderuar fituesit. Ekipet e gjimnazit “Jordan Misja” për meshkuj dhe femra të drejtuar nga mësuesit-trajnerë të kësaj shkolle, Dorian Tafa dhe Zamir Lumani janë shpallur fitues të kupave përkatëse për meshkuj dhe femra. Ekipet në fjalë, mundën në finale shkollën ‘Adem Haxhija’ për meshkuj, dhe ‘Oso Kuka’ për femra. Trofeun e dyfishtë, si fitues i dy kupave përkatëse, për meshkuj dhe femra, drejtorja e Drejtorisë së Kulturës dhe Sportit në Bashkinë Shkodër, Terezina Hila, ia dorëzoi drejtoreshës së Gjimnazit “Jordan Misja”, Diana Ndreu.

Për t’u theksuar është se aktiviteti tre ditor i organizuar në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të qytetit ntë Shkodrsë  pati një pjesëmarrje të madhe duke u ndjekur prej së afërmi në mbi 700 nxënës të shkollave të cilët mbështetën ekipet e shkollave të tyre.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img