Saturday, May 18, 2024

Partizani merr barazimin e pestë radhazi në kampionat, ndalet nga Skënderbeu në “Arenën e Demave”

Lexo

PARTIZANI-SKËNDERBEU 1-1 (46′ Mba / 42′ Merlim)

Partizani ka marrë barazimin e pestë radhazi në kampionat, teksa ndeshja në “Arenën e Demave” ndaj Skënderbeut përfundoi 1-1, e vlefshme për javën e 16-të në Superiore.

Korçarët e mbyllën pjesën e parë në avantazh pas golit të Yuri Merlim në minutën  e 42-të.

Pjesa e dytë filloi në mënyrë shumë të mirë për skuadrën e Abilaliaj me Mba i cili vendosi ekuilibrat në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 68-të, Partizani pretendoi për një penallti, gjithsesi VAR hodhi poshtë pretendimet pasi e konsideroi faullin si jashtë zonës.

Me këtë barazim, Partizani mbetet në vendin e dytë me 31 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet i katërti me 22 pikë.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img