Friday, May 3, 2024

(Video) ‘UEFA Women’s Champions League”, VALUR-FOMGET 2-1. Kampionia e islandes kualifikohet në finalen e grupit 7 dhe pret fituesin e çiftit, Vllaznia-Hajvalia

Lexo

Emocionet e turneut europian të futbollit për femra për fazën kualifikuese të grupit të shtatë ku bëjnë pjesë katër skuadra, Vllaznia, kampione e Shqipërisë, si dhe tre kampionet e Kosovës, Islandes dhe Turqisë, kanë nisur mesditën e sotme me ndeshjen e orës 12:00 në mes kampions së islandes Valur dhe kampiones së Turqisë, Fomget.

Takimi nisi më mirë për ekipit Valur të Islandes, i cili kalon në avantazh në minutën e 29-të me autore Agustdotir. Ndërkohë që pritej reagimi i kampiones turke, është përsëri skuadra islandeze që pas katër minutash shënon golin e dytë, këtë radhë me autor Halldorstodir.

Me avantazhin 2 me 0 për ekipin Valur mbyllhet pjesa e parë, ndërkohë, dy minuta nga fillimi i pjesës së dytë, kampionia e Turqisë, Fomget shënon golin e parë me autore Birgul Sadikogju duke hapur kësisoj ndeshjen.

Minutat e 45 minutëshit të pjesës së dytë janë shoqëruar me një luftë të sportive, me futbollistet turke që këmbëngulin shumë për të barazuar rezultatin dhe ekipin islandez për të ruajtur avantazhin. Për hirë të së vertetes, skuadra turke ka pasur shumë raste shënimi, madje duke pretenduar edhe për dy penallti.

Por, megjithatë, e gjithë ndeshja mbyllet me fitoren e ekipit nga Islanda, Valur me rezultatin 2-1. Kështu, kampionia islandeze është finalistja e parë, e cila do të ndeshet ditën e shtunë po në Loro Boriçi me fituesin e çiftit, Vllaznia-Hajvalia e Kosovës, takim që luhet në orën 18:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë nga RTSH Shkodra.

(Video) Pamje nga ndeshja Valur-Fomget, e fituar nga skuadra islandeze Valur me rezultatin 2-1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img