Friday, April 19, 2024

(Video) Vllaznia e futbollit femra mbërrin ne Madrid. Të enjten, Real-Madrid-Vllaznia, UEFA Women’s Champion League

Lexo

Real Madrid-Vllaznia është ndeshja e fundit që skuadra kuqeblu e femrave zhvillon në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës.

Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ishte pjesë e grupit A, apo një grup “ferri” sic është quajtur nga speciaistët e futbollit, kur kemi parasysh emrat e mëdhenj si, Chelsea i Londrës, Real Madrit, si dhe PSG e Parisit.

Në pritje të sfidës me Realin, delegacioni sportiv shkodran ka fluturuar mbrëmjen e sotme nga Aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit për të mbërritur në orët e vona të darkës në Madrid.

Sipas programit të hartuar nga drejtuesit e KFF Vllaznia, dita e martë është lënë pushim, ndërkohë që është rezervuar edhe një shëtitje në qytet si dhe vizitë në stadiumin Santiago Bernabeu. Ndërkohë që të mërkurën, skuadra kuqeblu do të zhvillojë një seancë stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja që është edhe e fundit përpara sfidës zyrtare të së enjtes.

(Video) Pamje-Vllaznia e futbollit të femrave mbërrin në Madrint. Të enjten, sfida, Real Madrid-Vllaznia e Shkodrës-UEFA Women‘s Champion League.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img