Saturday, October 12, 2024

(Video) Vllaznia e volejbollit femra pa president. Biznesmeni i njohur shkodran, Florian Zekja, ndërpret bashkëpunimin me Bashkinë. Akuza për mos menaxhimin e mirë të shoqatave sportive

Lexo

Fillimi i vitit 2024 e ka gjetur Vllazninë e volejbollit femra me një sërë problemesh. Largimi i disa titullareve me peshë të formacionit kuqeblu, pamundësia për t’i zëvendësuar me lojtare cilëve, si dhe mungesa e burimeve financiare për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit në ndeshjet jashtë rrethit detyruar trajneren Nora Deda që të reagojë publikisht duke kërkuar zgjidhjen e problemit në fjalë.

Për situatën në fjalë, ka reaguar edhe presidenti i Vllaznisë së volejbollit femra, Florian Zekja, i cili ka deklaruar se kontrata e tij me Bashkinë Shkodër për të sponsorizuar volejbollin shkodran të femrave ka përfunduar me mbylljen e vitit të kaluar. Ndërkohë që, sipas tij, një tjetër problem është edhe ajo që thirrjet për projektet e reja të shoqatave sportive në këtë periudhë të zhvillimit të kampionatit nuk janë në momentin e duhur.

Biznesmeni i njohur shkodran, i cili edhe pse operon në Tiranë me aktivitetin e tij, rreth dy vite e gjysëm më parë, afroi bashkëpunimin e tij për të mbështetur sportin e qytetit të tij të lindjes. Fillimet e bashkëpunimit i pati me trajnerin Dorjan Tafa dhe kolegët e tij Ferdinand Bardeli dhe Fatjet Axhagiç, ndërkohë që për sezonin e sivjetën bashkëpunimi vijoi me trajneren Nora Deda dhe Ardian Dodani, por që në këtë fillim viti viti duke qënë në gjysmën e sezonit sportiv 2023-2024 detyrohet ta mbyll qënien e tij në krye të volejbollit shkodran të femrave.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, zoti Zekja sqaron problematikën që e ka shoqëruar gjatë periudhës së ndërrimit të viteve, gjë që jashtë dëshirës së tij, ia bën të pamundur vazhdimësinë e bashkëpunimit Bashkinë Shkodër për mbështetjen financiare të Vllaznisë në volejbollit femra.

Gjithësesi, edhe pse për momentin, ka vendosur të largohet, Zekja pohoi në prononcimin e tij, se nëse në vitet e ardhshme, ana organizative do të ketë ndryshime sa i përket ligjit të sportit, ai mund të shikojë mundësinë e ribashkëpunimit me volejbollin shkodran.

(Video) Prononcimin e plotë të presidentit të Vllaznisë në Volejboll femra, Florian Zekja, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img