Saturday, July 27, 2024

(Video) Vllaznia kërkon kualifikimin në gjysëmfinalen e Kupës. Portjeri Mehidri: E përbysim Erzenin! Vllaznia–Erzeni, të mërkurën ora 17:00 në “Loro Boriçi

Lexo

Është mundur në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë me rezultatin 2 me 1, por në sfidën e kthimit që do të luhet pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia kërkon ta përmbysë disavantazhin për të siguruar kualifikimin në gjysëmfinale.

Në fakt, me fitoren e ndeshjes së parë në Shijak, 2-1, Erzeni duket më i favorizuar për t’u kualifikuar, por ndryshe mendojnë në kampin kuqeblu, objektivi i të cilëve është jo vetëm për  të shkuar në gjysëmfinale, por edhe për të fituar trofeun. Një gjë të tillë e ka shprehur edhe portjeri Jurgen Mehidri, i cili ishte i përzgjedhuri i klubit kuqeblu për të folur në këtë pragndeshje.

Gjatë prononcimit të tij,  Mehidri flet edhe per aspektin personal, ku pas dëmtimit të portjerit të parë Kristi Qarri po bën paraqitje të mira në formacionin kuqeblu. “Ndjehem mjaft mirë në përbërje të Vllaznisë dhe po stërvitem maksimalisht në procesin stërvitor. Mundësitë që po jepem që të jem në formacion po mundohem t’i shfrytëzoj në shërbim të skuadrës.”, shprehet Mehidri.

Duke folur për tifozët, gardiani kuqeblu, thekson se tifozëria shkodrane është një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës. Ai shpreson, që ashtu si me Tiranën ta mbushin përsëri stadiumin “Loro Boriçi” në mbështetje të Vllaznisë.

(Video) Prononcimi i portjerit të Vllaznisë, Jurgen Mehidri, në prag të ndeshjes Vllaznia-Erzeni. Çerekfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img